Dhunoi ish-vjehrrën dhe thjeshtrin dhe u dogji banesën, dorëzohet në polici dhëndri: S’e dogja unë shtëpinë, e ka stisur vjehrra

VLORË- Një tjetër version të ngjarjes së Llakatundit është zbardhur këtë të martë nga Haki Bajrami, i cili iu vete dorëzua sot policisë së Vlorës. Ai u shpall në kërkim pak ditë më parë pasi dyshohet se së bashku me dy miqtë e tij nga Kosova, kanë djegur shtëpinë e ish vjehrrës. Në fakt, sipas prononcimit të Bajramit, e gjithë ngjarja kthehet në dramë. Ai thotë se e gjithë djegia e shtëpisë është e stisur nga ish vjehrra e tij. Ai ka dëshmuar para mediave me pretendimin se e gjithë e vërteta do të dalë në shesh. Ai thotë se zanafilla e ndarjes mes tyre, vjen pas një udhëtimi të çiftit në Greqi. Pasi kthehet, sipas Haki Bajramit, sjella e saj ndryshoi katërcipërisht dhe u nda me të për t’u celebruar në Gjermani. Ai madje thotë se miqtë e tij nga Kosova të arrestuar s'kanë lidhjen me ngjarjen. 

“Ato i kanë bërë ato vetë. Kur kam shkuar, shkova të marr gruan time, nuk shkova të bëj sherr. Shkova të marr gruan isha me djalin tim me makinë. Shkova te porta. Isha së bashkë me mikun tim Gëzimin. Kur u afrova afër vjehrra ishte sikur ishte e vdekur. Ndërkohë Gëzimi po bënte muhabet me djalin e gruas, unë atë e kam rritur vetë. Ai vjen me ne dhe kemi dalë jashtë shtëpisë dhe jemi nisur për Kosovë. Të gjitha janë gënjeshtra të tyre. Çfarë flake? Ne kemi qenë në kufi, kur morëm vesh lajmin për arrestimin e Gëzimit. Plaka e ka stisur vetë, dhe nuk kishte kush ta bënte. Sot do të dorëzohem dhe do shohim çfarë do bëhet. As Durimi as Gëzimi nuk ka të bëjnë fare me ngjarjen. Gruaja ka jetuar me mua 6 vite në Kosovë, me të gjitha kushtet. Ajo iku në Greqi për shka të një problemi shëndetësor që kishte, të gjitha ja pagova unë. Në fakt ajo iku andej të gjente burrë. Kur u kthye më 8 mars, ajo më tha do ikim për Shqipëri, të rregullojmë pasaportat. Dhe kemi ardhur më 8 mars në mesnatë. Dhe kur u kthyem, ajo më thotë ti do ikësh për Kosovë. Kështu më tha, ti do ikësh në Kosovë, unë nuk do vij. Më pas unë shkova të pija kafe me kushërirën e saj dhe djalin që kemi bashkë. Kur kthehem ajo kishte shkuar në polici me pretendimin se i mora çunin. Ata më denoncuan dhe më bën fletë arrest Shqipërinë. Tashmë, gruaja jeton në Gjermani sepse është martuar. Ndërsa unë u ktheva shkova në Kosovë.

Ajo ishte 4-mujshe shtatzënë dhe e flaku në plehra, bëri abort se do martohej. ”- rrëfeu ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ka ndodhur mbrëmjen e 28 prillit, kur Haki Bajrami së bashku me Gëzim Bacajn kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarës ku e kanë gjetur së bashku me nipin e saj. Konflikti e ka zanafillën në ndarjen e Haki Bajramit nga ish gruaja e tij, e ëma e 14 vjeçarit, e cila kishte ikur në Gjermani prej dy muajsh. Pas ngjarjes, i mituri ka shpjeguar sesi ish-njerku i tij e kishte dhunuar rëndë atë dhe gjyshen e tij brenda banesës dhe i kishin kërcënuar se do t’i digjnin të gjallë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/Anulohet mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse! Shkak muzika e lartë e lokaleve të natës

Shkodër/Anulohet mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse! Shkak muzika e lartë e lokaleve të natës