Dhunoi me grushte dhe plagosi me thikë fqinjin në një lokal të Kavajës, burg 60 ditë për Rizan Aliu
Autori i plagosjes në Kavajë, Rizan Aliu
Gjykata e Kavajës ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë 60 ditë burg për autorin e ngjarjes së rëndë në një lokal të Kavajës, Rizan Aliu.
Aliu, 45 vjeç, u arrestua më 22 shtator në një banesë në zonën e plazhit në Durrës, pasi akuzohej për dhunimin barbar të fqinjit të tij Besnik Çelmeta më 17 shtator, ngjarje që u filmua nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Report Tv transmetoi pamjet e konfliktit ku klientët, të cilët ndodheshin aty ndërhynë për të ndarë dy fqinjët, por kur panë thikën u tërhoqën. Aliu me vete kishte dhe vajzën e tij të vogël, e cila u bë dëshmitare e skenës brutale.
Konflikti mes tyre kishte nisur për hedhjen e mbeturinave, ndërsa agravoi deri në përdorimin e thikës dhe plagosjen e Çelmetës, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
60-vjeçari Çelmeta banonte në katin e parë të pallatit përbri vilës ku jetonte Rizan Aliu. Gjithçka nisi kur Çelmeta ankohej pse Aliu i hidhte plehrat në rrugë ç'ka i shkaktonte atij ndotje poshtë ballkonit në katin e parë.
Gjatë konfliktit, Rizan Aliu plagosi lehtë me thikë edhe nipin e tij Mariglen Aliu, pronar i lokalit ku ndodhi sherri. Ai u godit kur po tentonte të shuante sherrin mes xhaxhit të tij dhe 60-vjeçarit.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3579
Lajme të tjera
-
Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
19 Prill, 11:13
-
Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë në Itali, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë (EMRI)
17 Prill, 09:33
-
Lushnje, sherr mes grave, 49 vjeçarja godet me thikë 52 vjeçaren
15 Prill, 12:52
-
Kur’ani që u përkthye për 8 vjet nën diktaturë dhe komunizëm! Esencë-Report Tv
12 Prill, 21:30
-
Konflikti mes fqinjëve, 17-vjeçari u qëllua me pistoletë në sy të prindërve! ‘Report tv’ zbardh detaje të ngjarjes në Bërdicë të Shkodrës
11 Prill, 10:16
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Bërdicë, policia në kërkim të autorit (EMRI)
10 Prill, 19:43
-
Plagosja me armë zjarri e Emiljano Palokës në Shkodër, identifkohet autori 25-vjeçar dhe shpallet në kërkim
5 Prill, 13:58
-
Tjetër plagosje në Tiranë, thikë 40-vjeçarit tek Komuna e Parisit, arrestohet i riu një në kërkim! Grushte paradite, në mbrëmje u takuan të sqaroheshin (EMRAT)
1 Prill, 09:12
-
U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi
28 Mars, 12:35
-
26 marsi '90, Bardhi me deputetët e tij takime në Kavajë! Akuza qeverisë: Investitorë të afërmit e ministrave
26 Mars, 18:12
-
Shijak/ Qëllon drejt dyqanit, plumbat kapin punëtorin, shënjestra ishin pronarët e biznesit! Dyshohet konflikti për një vajzë (EMRAT)
22 Mars, 11:55
-
Dibër, tentoi të kryejë vrasje për motive të dobëta, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
22 Mars, 11:07
Po nuk quhet plagosje e rend kjo me dashje dhe paramendim se kuptoj 60 burg apsurde ky denim
PërgjigjuMonstra,nuk mendon as per femijen e vet qe e traumatizon.Te pakten dy vite burg duhet te beje te ftillohet.