Dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Vlorë! Në shtëpi policia i gjeti edhe kanabis

Foto ilustruese

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten. Blutë e Vlorës vunë në pranga shtetasin B. L., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 200 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

55-vjeçari u arrestua për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Iu gjet kokainë dhe një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari në Shijak