Dhunon të riun dhe tenton t’i vjedhë
celularin, ja si e pëson autori

Dhunon të riun dhe tenton t’i vjedhë<br />celularin, ja si e pëson autori<br>
Një i ri është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi akuzohet për dhunë me qëllim vjedhjen. Në pranga ka rënë 21-vjeçari Oltjan Lame, banues në fshatin Shalës, Konispol. Sipas uniformave blu, i riu ka dhunuar fizikisht një shtetas me qëllim vjedhjen e aparatit celular.

Shtetasi i lartëpërmendur më datë 17.10.2017, në fshatin Shalës, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht shtetasin E.M., 17 vjeç, me qëllim vjedhjen e aparatit celular të tij tip “Samsung-Galaxy-S6”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprat penale ''Dëmtime të tjera me dashje'' dhe ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 90 dhe 134 të Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin