Dhunonte vajzën e mitur, Gjykata e Sarandës lë në burg nënën 41-vjeçare, avokati: Video e montuar, padi për ish-bashkëjetuesin (VIDEO)

41-vjeçarja Elisabeta Mita është lënë në burg nga Gjykata e Sarandës. Gjyqtarja Enkeleda Doda ka vendosur masën e 'Arrestit me burg' për Mitën, pasi ndaj saj rëndojnë akuzat e dhunës së vazhdueshme ndaj vajzës së saj 13 vjeçe.

Dhuna psikologjike dhe fizike e 41-vjeçares u publikua në një emision investigativ disa ditë më parë ku më pas ndaj Elisabeta Mitës, nisi hetimi nga prokuri Elidon Hysenaj.

Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa nuk ka qenë askush nga të afërm të të pandehurës në mjediset jashtë gjykatës.

Dhuna e Elisabeta Mitës ndaj vajzës së saj u denoncua nga bashkëjetuesi i 41-vjeçares, Arjan Mekollari.

"Vajza e saj ka deklaruar se dhuna e nënës së saj nuk është e vërtetë ajo gjithmonë është bërë për shkaqe që ish bashkëjetuesi i saj bënte veprime të ndryshme brenda banesës. Acaronte marrëdhëniet mes nënës dhe vajzës për mësimin dhe sjelljet e vajzës në shoqëri dhe me ish bashkëjetuesin. Merkollari ka deklaruar se do të largohet që në shtator po nuk është larguar. Ne do ta apelojmë vendimin e lënies në burg. Dhe do të bëjmë kallëzim penal ndaj Mekollarit për veprime të ndryshme brenda shtëpisë e para vajzës." tha Gjergj Imeraj.

"Klientja ka thënë se videoja është e montuar. Videoja është e montuar nga Merkollari në mënyrë që të rrijë në banesë dhe të përfitojë nga të mirat materiale." është shprehur avokati mbrojtës i Elisabeta Mitës.

Elisabeta Mita duke u shoqëruar nga policia

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit