Disa tifozë të Tiranës janë shoqëruar nga policia pasi dhunuan arbitrin Kridens Meta në ndeshjen Bylis-Tirana.

“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Titulli i Superligës me 'fotofinish', dhunohet Kridens Meta nga tifozët e Tiranës! Bardheblutë ndalen nga Bylisi dhe humbasin kreun, Partizani 'poker' Kastriotit! Krutanët zyrtarisht të rrëzuar
