Këpucë dhuratë për mjekët/ Pronarja e fabrikës së fasonëve në Krujë: Nuk do ndalemi me kaq (VIDEO)

Një nga firmat fasone të rrethit të Krujës ka bërë sot një gjest për t'u përshëndetur në shenjë solidariteti për bluzat e bardha të QSUT-së, të cilët po japin kontributin më të madh në luftën kundër koronavirusit. 

Konkretisht zonja në fjalë quhet Midjana Hoçja, e cila zotëron fabrikën fasone në Krujë dhe është me profesion mjeke në Tiranë. Ajo dhuroi sot 100 palë këpucë për mjekët e QSUT-së si dhe 50 palë për mjekët e spitalit të Krujës.

"Ky është një gjest i vogël solidarizimi që ne e ndjejmë për detyrë morale e shoqërore ndaj bluzave te bardha,"- shprehet Hoçja. Më tej ajo shton: "Do shpërndajmë këpucë falas dhe në spitale të tjera të Shqipërisë e nuk do ndalemi me kaq...

Fabrika jonë është e profilizuar në linjën e këpucëve të cilat i prodhojmë për Italinë, por meqenëse puna është bllokuar ne po prodhojmë këpucë për mjekët e sanitarët tanë në Shqipëri. Kjo në mënyrë që t'i vijmë në ndihmë me aq sa mundemi heronjve tanë..."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Finoku: 31/03/2020 18:11

    Foli Saimir pirraneci do kete qene dhoge kur ka shkrujt kuqo.hahahah

    Përgjigju
  • Vlore: 30/03/2020 17:12

    Bravo, shembull për të gjithë qe të veprojme edhe në të tjerete keshtu në këto kohe. Duhet qe edhe ne vlonjëtëtë të vëmë pará qe i beme me skafe në sherbim të komunitetit

    Përgjigju
  • Delinquenti: 30/03/2020 16:40

    BRAVO JU QOFTE nje nisme per tu inkurajuar por qe duhet te perkrahet dhe nga te tjere bisnese. Bisnese duhet te mir kuptojne situate asnje nuk thote qe ato nuk kane veshtiresi kan dhe shum biles por Duke ber keto lloj nismash morali ngrihet ne nivel dhe shteti do te beje te veten per ti ndihmuar eshte llogjike O SOT O KURRE FORZA SHQIPTAR KUDO KU JENI DO TI JA DALIM

    Përgjigju
  • Saimir Sinani: 30/03/2020 15:19

    Une mendoj qe per bisnesin fason me keto veshtiresi qe po kalon tu falen te gjitha taksat dhe gjobat qe kane ne Tatime e Dogana.eshte e vetmja rryge qe ata te mbijetojne nga kolapsi krijuar

    Përgjigju
    • Kafsha: 30/03/2020 17:15

      Dmth vodhe për 30 vjet shtetin ti dhe tani të ta falin hajduterine? Yyyyt!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit