Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak, optimist për takimin Kurti-Vuçiç në korrik

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë të mërkurën se beson që ekziston momenti për takim në Bruksel ndërmjet liderëve të të dyja shteteve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Prishtinë, pak para nisjes për në veri të Kosovës.

“Jam angazhuar nëpër takime individuale që takimi i radhës të ketë rezultatet që dëshirojmë t'i shohim”, ka thënë Lajçak për mundësinë e takimit Kurti – Vuçiç në kuadër të dialogut, duke shpresuar që një takim i tillë të zhvillohet në korrik, para nisjes së pushimeve verore.

Këta dy liderë janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar në kuadër të dialogut.

Lajçak ka thënë se përgjatë vizitës treditore në Kosovë është takuar me krerë të pushtetit dhe opozitës për të diskutuar rreth dialogut. Sipas tij, uniteti politik është shumë i rëndësishëm për ecjen përpara të dialogut, duke vënë theksin te “deklaratat e opozitës në mbështetje të dialogut dhe angazhimeve të Qeverisë (së Kosovë) në këtë proces”./REL 

S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit