Takim online Hoti-Vuçiç, rinis dialogu Kosovë-Serbi/ I dërguari i BE-së: Procesi u rikthye në binarë! Borrell: Duhet kurajo nga liderët

Pas 20 muajsh rinisi dialogu Kosovë-Serbi, por online. Ditën e sotme u zhvillua takimi virtual mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimi nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe emisarit special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 13:30. Pas takimit, Lajçak u shpreh optimist.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Hoti: Me Vuçiçin do të takohemi të enjten, në proces hyjmë vetëm për njohje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti foli për herë të parë pas rinisjes së dialogut me Serbinë. Hoti u shpreh se janë dakordësuar që të takohen të enjten në Bruksel. “Dialogu nuk ka alternativë, dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet me Serbinë. Kam propozuar platformën e dialogut, ne në këtë proces hyjmë vetëm për njohjen reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Kemi arritur pajtueshmëri në parim, të kemi takimin e radhës në Bruksel, të enjtjen që vjen, që është takimi parë pas 20 muajsh që është ndërprerë dialogu. Kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve” tha Hoti.

Ora 13:50
Takimi virtual Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE-së: Dialogu u rikthye në binarë

Përfaqësuesi i BE-së për ndërmjetësimin Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak pas video-konferencës së sotme mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se dialogu mes dy vendeve është rikthyer në binarë. "Sapo përfunduam takimin virtual me presidentin Vucic dhe kryeministrit Hoti dhe dua të them se pas samitit të Parisit dhe takimit të sotëm, dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës po vijon pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm ramë dakord për elementët bazë të procesit dhe gjithashtu për axhendën e takimit tonë të radhës që do të mbahet këtë të enjte në Bruksel. Dua të falenderoj partnerët tanë për angazhimin konstruktiv sot" shkruan ai.

Ora 10:52
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Liderët e dy vendeve duhet të kenë kurajo politike (VIDEO)

Shefi për Politikën e Jashtme të BE-së Josep Borrell u shpreh para takimit virtual mes kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë se një marrëveshje do të jetë vendimtare për dy vendet, rajonin dhe BE-në. “Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në. Synimi është i qartë është që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore. E dimë që nuk është proces i lehtë, por është urgjencë që të punojmë për stabilitet për hir të së ardhmes. Kërkojmë kurajën politike të të dy palëve, angazhim në frymën e pragmatizmit dhe kompromisit”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet