U asfiksuan nga gazi, gjenden trupat e pajetë të pronarit të minierës dhe 2 minatorëve në Dibër! Galeria pa kushte teknike! Bashkëshortja e minatorit apel për ndihmë! (Emrat)

DIBËR- Një tragjedi që mund të ishte shmangur, por vështirësia ekonomike i shtyu tre minatorët të shkojnë drejt galerisë që nuk kishte asnjë kusht teknik për të punuar e që ishte mbyllur nga shteti që në vitin 2015. Tre minatorët, mes tyre edhe pronari Ismail Hoxha 64 vjeç me profesion inxhinier, banues në Peshkopi dhe 2 punëtorët, Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rexhep Rushiti 33 vjeç u gjetën të pajetë mëngjesin e sotëm, pas tre ditësh të zhdukur.  Mësohet se ata janë asfiksuar nga gazi pasi janë futur në minierë. Familjarët nisën kërkimet për gjetjen e të afërmve e tyre para 3 ditësh, kur dhe kishin pasur konntaktet e fundit. Gjetja e sendeve personale rrobat dhe telefonat, në dhomën e ndërrimit u përqëndroi kërkimet brenda minierës, ku fatkeqësisht pas disa orëve kërkim, u gjetën trupat e pajetë të tre minatorëve (rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes).

Miniera e kromit në Balgjaj në Selishtë ndodhet në një territor të vështirë. Gazetari i Report Tv, Mahin Jangulli shprehet se miniera është rreth 6 orë larg nga Bulqiza, në një zonë ku nuk ka rrugë për makinat. Fqinjët tregojnë për Report TV se  minatorët punonin në të zezë dhe se lajmin e trishtë e mësuan nga mediat.

"E kemi komshi, sipas të afërmve të tij që janë nga Peshkopia, kanë qenë rreth 3 ditë të bllokuar, kur kanë shkuar dje të afërmit që i kanë nxjerrë nga masivi i dheut, punonin në të zezë dhe kjo galeri ka qenë e mbyllur. Ka qenë galeri e mbyllur nga shteti", tha një nga fqinjët.

"Ne jemi komshi, në një pallat, viktimat ka tre ditë që ne nuk dinim asgjë, mbrëmë nga orën 11 të natës kemi marrë vesh lajmin e fundit nga TV kur ka shkuar baxhanaku i vetë se i ka zënë shkëmbi", tha një tjetër.

Report Tv sjell foto nga brenda minierës, ku shihet qartë që nuk ka asnjë kusht pune. Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim nga drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Dibrës, Olta Xhaçka, e cila tha se duhet bërë më shumë për minatorët dhe familjen e tyre. Trupat e pajetë të minatorëve janë nxjerrë nga morgu i qytetit, ku pritet që të përcillen për në banesën e fundit. 

Prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhmedin Shehu tha se kjo minierë ishte mbyllur nga shteti në 2017 për mosplotësim të kushteve teknike, por mesa duket shfrytëzohej në mënyrë ilegale.

"Janë nisur mbrëmë nga zv/ministri Ilir Bejtja drejtori i repartit kanë ardhur natën kanë nxjerr kufomat nga miniera pa jete, paraprakisht nga gazi në minierë, por policia e Prokuroria e Ministria e Energjetikës për të arritur një konkluzion të qartë janë transportuar të ndjerët në morgun e Peshkopisë. Mesa di ka qenë e mbyllur nga 2017 meqë nëse ata kanë ardhur dhe po hetojnë rastin. Ismal Hoxha me licence nga Dibra janë nga qyteti i Bulqizës", tha Shehu.

Minierat janë një nga vendet më të rrezikshme të punës, ku gjatë 5 viteve të fundit kanë humbur jetën 30 minatorë.

Shënim: 0688441577 numri i Irena Rushitit gruas së minatorit të ndjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Fqinja e minatorit Rexhep Rushiti: E ëma ndërroi jetë disa kohë më parë në galeri, i ra një gurë përsipër

 

Një prej fqinjeve të Rexhep Rushitit, një prej minatorëve që humbën jetën në minierën në Selishtë shprehet për Report Tv se ai ka humbur të ëmën disa kohë më parë.

Fqinja thotë se ajo ka humbur jetën në galeri pasi i ra një gurë përsipër.

"E njohim se e kemi në kat të parë. Jetojnë në mjerim. Nëna iu vdiq e re, vdiq atje në 41-sh(galeri), i ra një gurë. Babai i ka vdekur para 3 vitesh dhe një vëllai i vdiq para 5 vitesh. Edhe ky me tre fëmijë të vegjël. Më të vegjël s’ka ku shkon më. Nuk e di çfarë të them, katastrofë. Nganjëherë kur duam të falim ndonjë gjë ua çojmë atyre, por kur s’është mundësia nuk kemi" - tha ajo.

Ora 20:27
Humbën jetën në minierë, Bashkia Bulqizë: Ndihmë ekonomike për familjet e minatorëve

Ndërkohë që familja e minatorëve që humbën jetën në Selishtë kërkojnë ndihmë financiare, kanë marrë një përgjigje nga Bashkia e Bulqizës.

Drejtoresha e shërbimit social pranë Bashkisë Bulqizë, Zhuljeta Deda shprehet se do t'i ndihmojnë ata. Ajo thotë se Bashkia përveçse do të mbulojë shpenzimet për funeralin por do të hartojnë dhe një projektvendim për ndihmë financiare.

"Bashkia Bulqizë shpreh ngushëllime familjeve të minatorëve. Ajo merr përsipër mbulimin e shpenzimeve të varrimit për minatorët që kanë humbur jetën. Duke qenë se familjet e tyre janë evidentuar si familje në nevojë, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, do prezantojmë një projektvendim për tu dhënë ndihmë financiare për të dy familjet. Kanë qenë trajtuar me ndihmë financiare por duke qenë se ishin në punë iu ndërpre" - thotë Deda.

Ora 20:17
Humbi jetën në minierë, bashkëshortja e minatorit apel për ndihmë: Kam 3 fëmijë të vegjël! Nuk kam bukë në shtëpi

Bashkëshortja e Rexhep Rushitit, një prej minatorëve që humbi jetën në në Balgjaj në Selishtë ka folur për Report Tv. Irena Rushiti, me lot në sy kërkon ndihmë ekonomike pasi kujdeset për 3 fëmijë të vegjël.

"Unë jam nusja e Rexhep Rushitit. Kam fëmijë të vegjël. Kishte tre javë që punonte dhe nuk i ka marrë lekët. Jam jetime. Nuk kam bukë në shtëpi. Ju kërkoj ndihmë. Jam 29 vjeç. Në minierë rrinte. Në familjen tonë punonte vetëm bashkëshorti. Tani më la, nuk kam asnjë të ardhur, asgjë. Kush ka mundësi të më ndihmojë" - tha bashkëshortja.

Ora 15:44
Vdekja e pronarit e dy punëtorëve në galeritë e kromit/ Firma u hap 8 muaj më parë! Prokuroria nis hetimet

1603982762_703d18d8004c453f8ed8aac8891a13fe.jpg

Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes brenda në galeritë e minierës së kromit në zonën e Selishtës në Dibër të tre personave. Hetimet kanë nisur për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes gjatë punës”. Dy punëtorët Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rexhep Rushiti 33 vjeç si dhe pronari i galerisë së kromit Ismail Hoxha, janë nxjerrë nga galeritë e nëntokës dhe se momentalisht trupat e tyre të pajetë janë dërguar në morgun e spitalit, me qëllim kryerjen e autopsisë. Ndërkohë, mësohet se Ismail Hoxha, zotëronte kompaninë “KACNIA HOXHA 1 D.I.O.E.M”, biznes ky që ishte hapur prej tij, vetëm 8 muaj më parë. Kompania në fjalë është regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit në datën 11 mars 2020 dhe vijon të jetë ende aktive. Kjo pasi Ismail Hoxha me profesion inxhinier kishte marrë me qira galeritë e kromit në vendet e quajtura "Shtrungë", "Maja e Hurdhës" dhe “Druri Boshtive”. Fatkeqësisht ai Ismail Hoxha është ndarë dje nga jeta në mënyrë tragjike së bashku me dy punëtorët e tij, Fatos Çesku dhe Rexhep Rushiti, teksa ishin duke punuar në galeri./Përgatiti Elton Qyno

Ora 12:07
Vdekja e 3 minatorëve/ Flasin fqinjët: Kanë qenë 3 ditë të bllokuar! Punonin në të zezë se galeria ishte mbyllur nga shteti (VIDEO)

Report Tv ka marrë dëshmitë e fqinjëve të minatorëve që humbën jetën në minierë mbrëmjen e djeshme. Ato bëjnë me dije se kishin tre ditë që ishin zhdukur dhe se kjo galeri ka qenë e mbyllur nga shteti, por ato vijonin të punonin në të zezë.

"E kemi komshi, sipas të afërmve të tij që janë nga Peshkopia, kanë qenë rreth 3 ditë të bllokuar, kur kanë shkuar dje të afërmit që i kanë nxjerrë nga masivi i dheut, punonin në të zezë dhe kjo galeri ka qenë e mbyllur. Ka qenë galeri e mbyllur nga shteti", tha një nga fqinjët.

"Ne jemi komshi, në një pallat, viktimat ka tre ditë që ne nuk dinim asgjë, mbrëmë nga orën 11 të natës kemi marrë vesh lajmin e fundit nga TV kur ka shkuar baxhanaku i vetë se i ka zënë shkëmbi", tha një tjetër.

Ora 11:32
Vdekja e tre minatorëve/ Xhakçka: Detyrimi ynë që pavarësisht vështirësive të bëjmë më shumë për ta e familjet e tyre

Drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Dibrës u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tre viktimave që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në minierë. Ajo shkruan se  ka një detyrim për të bërë më shumë për jetën dhe familjen e minatorëve.

"Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rexhep Rushiti e Ismail Hoxha. Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer mbrapsht të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë të gjithëve. Por megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht vështirësive e sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre", shkruan Xhaçka.

Ora 11:28
Brenda galerisë ku humbën jetën pronari dhe 2 minatorët/ Report Tv sjell fotot

Report Tv sjell foto nga brenda minierës dhe galerisë ku humbën jetën pronari dhe dy minatorët Ismail Hoxha, Fatos Çesku dhe Rushdi Rushiti.

Ora 11:21
Mes viktimave në Dibër edhe pronari i minierës! Galeria jashtë funksionit që nga 2015

1603967792_Screenshot1.jpg

Report Tv mëson se inxhinieri Ismail Hoxha, i cili ka humbur jetën ka qenë njëkohësisht edhe pronar i kësaj miniere. Sipas burimeve konfidenciale, kjo galeri ka qenë jashtë kushteve teknike për punë dhe ka qenë jashtë funksionit që nga viti 2015.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/10/2020 22:07

    Babai im ka qene inxhinjer gjeolog per minierat e kromit,bakrit dhe hekur-nikelit dhe me ka treguar qe gazi,permbytja, dhe shembja e galerive eshte nje fenomen I zakonshem ne miniera.Prandaj vendosen trare anash e ne tavan per te ulur mundesine e aksidenteve,por asgje nuk eshte e sigurte 100%.Ne minierat e qymyrit ka me shume rrezik,pasi pluhuri I qymyrit ka tendenca shperthimi.S.d.q.edhe po te mos pesojne aksidente,shume minatore rrezikohen nga semundje te ndryshme qe lidhen me minierat qe te vrasin ngadale,sidomos qymyri shkakton/mushkerite e zeza/,azbesti,kromi,nikeli,bakeri,merkuri,etj kane elemente kancerogjene.Ne rastin e mesiperm,vendi ku jane future viktimat,vetem galeri nuk mund ta quash,duket me shume si vrime ne shkemb.Nuk e di nese z.I.Hoxha ishte inxh.miniere ,por nese ka qene ,duhet te dinte me mire, se sa veproi duke marre me qafe veten dhe keta dy fatkeqet e tjere.Sa per shtetin, galerite duhet ti mbylle sic e ben gjithe bota,qe te mos kete mundesi te futet njeri ne to,mire kesaj rradhe qe ishin viktimat adulte,po c'do te ndodhte sikur te ishin femije, nga ata qe kerkojne mineral per buken e gojes?!

    Përgjigju
  • Bes: 29/10/2020 13:10

    Ngushellime familjeve. Qeveri e Ram xhihadistit qe ne vend te tregoj me shume vemendje per kto familje qe lejn kockat per buke neper minera shkon e mer dobica teroristesh nga ana tjeter e botes me avion carter. Po ktyre kryefamiljarve qe lane femijet jetim do i sjellesh me carter ne Tirane ti akomodosh ti strehosh ti edukosh neper shkolla. Apo vetem femijet e xhiadisve kane perparsi.

    Përgjigju
    • patrioti: 29/10/2020 18:22

      o beso ne gjith boten vdesin ne pune ...te zeze apo me rregulla.mjer kush iken e mjer ke le mbrapa. shteti ka detyre te ndihmoje familjet ne nevoje por mos bej me faj qe mori femijet nga siria se ata femije nuk kane faj.nuk mund te paguajne per faj te prinderve injorante kam besim qe dhe keta familje do ndihmohen nga shteti me aq mundesi qe ka

  • Erik: 29/10/2020 08:25

    Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë