Diferenca në debatin mes listës së PS dhe opozitës

Diferenca në debatin mes listës së PS dhe opozitës

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha

Afrimi i ditës së shpalljes së listave po tregon një diferencë të thellë mes listës së PD dhe LSI nga një anë, dhe listës së partive të vogla dhe Partisë Socialiste nga ana tjetër, sa i përket debatit për vendet e sigurta.

Në Partinë Socialiste, duket se Edi Rama do t’i vendosë gjithë drejtuesit politik të Qarqeve në vijën e zjarrit, pra në numrin rendor ku është pritshmëria e mandatit të fundit.

Fjala vjen, nëse në një Qark janë marrë 8 mandate, drejtuesi politik pritet të jetë i teti, nëse diku janë marrë 10, pritet të jetë i dhjeti, e kështu me radhë.

Ky rreshtim i drejtuesve kryesorë politik të partisë në vijën e rrezikuar të mandatit, tregon se socialistët po luajnë në sulm dhe të gatshëm për t’u përballur me beteja personale të çdo drejtuesi, pasi ata konsiderojnë që votuesi mund t’i mbrojë drejtuesit politik me votë, edhe nëse ata nuk arrijnë dot objektivin politik të partisë.

Ndërkohë, përballë tyre Partia Demokratike debatin më të madh të saj, ka faktin se kush është brenda zonës së sigurtë.

Në Tiranë, tensioni është rritur, pasi Lulzim Basha po përpiqet të sistemojë brenda zonës së sigurtë katër aleatë të PD-së, Mediun, Shehin, Idrizin dhe Dulen, ndërsa në Durrës, Agron Duka e ka marrë ndërkohë vendin e sigurtë.

Pra në njërën palë diskutohet që njerëzit kryesorë politik të jenë më të rrezikuarit dhe në vijën e zjarrit të fushatës elektorale, në partinë tjetër në opozitë diskutohet se si të zënë një vend të sigurtë.

Edhe partitë më të vogla si “Bindja Demokratike” apo partia e zonjës Topalli, e kanë më të guximshme listën se PD, pasi ata së paku kanë deklaruar që do ta konsiderojnë listën e hapur dhe do t’i hapin rrugë deputetit që ka marrë më shumë vota, pamvarësisht formulës.

Vetëm PD dhe LSI, po bëjnë debat kush të jetë deputet i sigurtë. Dhe ky është tipik një debat humbësish, pasi në një debat fituesish, nuk ka rëndësi siguria jote, por siguria e  të qenit apo jo në pushtet.

Dhe duket se PD dhe LSI, e kanë ndarë mendjen që nuk do jenë në pushtet, por së paku po luftojnë për një vend të sigurtë në Parlament.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arku: 08/03/2021 15:06

    une si demokratiks nuk votoj me per pd sepse vota ime do shkoje per njerez qe nuk i perkasin pde jo vetem kaq por ata jane karta te djegura dhe njerez ose te urryer nga shumica e shqiptareve ose jane injorante se po te ishte ndryshe dilnin dhe i merrnin votat nen siglen e partise se tyre

    Përgjigju
  • Tani: 07/03/2021 14:14

    Cilat jane kriteret e rilindjes mor aman se ruci ka mbi 30 vjet ne politik edhe akullore si dako te ishe do ta kishte hap krahun apo pret ta zvendesoj km me ndonje veteran??

    Përgjigju
  • O tej: 06/03/2021 21:12

    PD dhe LSI kane te sigurt ate te Noc Rrokut

    Përgjigju
    • Milanisti: 07/03/2021 22:17

      Jo po basha te fus ne tiran dhe ndoken duken megjith dhe sali shehun ta bushi listen ne tiran plot me aleat sa per pd del keq per vete ndersa aleatet meqe hyjn te sigurt nuk punojn per partit e tyre dhe keshtu krijojn shum paknaqsira brenda pd

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis