Digjet banesa, vdesin dy të rinj shqiptarë në Belgjikë, motra apel në Report Tv: Na ndihmoni të tërheqim trupat

Digjet banesa, vdesin dy të rinj shqiptarë në Belgjikë, motra apel në Report Tv: Na ndihmoni të tërheqim trupat

Dy shqiptarët që humbën jetën pas zjarrit Venedik Pirushi dhe Pelivan Hysaj

BELGJIKE-Dy shqiptarë humbën jetën nga një zjarr që përfshiu banesën ku jetonin në Bruksel. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ndërsa zëdhënësi i zjarrfikëses Alain Habils u shpreh se viktimat janë me origjinë shqiptare. Shkaku i zjarrit që përfshiu banesën ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet belge.

Mediat belge nuk i publikojnë emrat, por në redaksinë e Report Tv ka ardhur një apel për ndihmë nga motra e njërit prej të rinjve që ka humbur jetën për të kthyer trupat e tyre në Shqipëri, ndërsa bëhet fjalë për Pelivan Hysajn 24 -vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushin 23-vjeç nga Durrësi.

E kontaktuar në telefon nga redaksia e Report Tv, motra e Pelivan Hysajt thotë se nuk po arrijnë që të tërheqin trupat e dy të rinjve. "Autoritetet në Belgjikë nuk na japin trupat. Përfaqësuesit e shtetit shqiptar këtu nuk na kanë ndihmuar. Iu bëj thirrje që të na ndihmojnë të tërheqim trupat" shprehet ajo.

Apeli per ndihme i motres se Pelivan Hysajt

Statusi ne rrjete sociale i motres se Pelivan Hysajt

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 11/02/2019 20:34

    Ngushellime familjes. nuk mendoj se kane mbjelle hashash, por fatekeqesishte shqipetaret ketu detyrohen shpeshhere te jetojne ne kushte shume te veshtira dhe te pranojne banesa me qira qe nuk jane te pershtateshme dhe te sigurta per te jetuar ne to.

    Përgjigju
  • Donela: 11/02/2019 13:13

    Ngushellime,Zoti ju dhene kurajo per ta perballuar kete fatkeqsi te madhe.

    Përgjigju
  • Bobi: 11/02/2019 11:49

    Kishin mbjell ashash ne shpi keta 2 qe mori flak shpia?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare