Digjet fasoneria gjatë natës në Vlorë! Dyshohet e qëllimshme! 2 autorët e maskuar thyen xhamin e pasmë të godinës dhe hodhën shishen me benzinë

VLORË- Një fabrike italiane e prodhimit të këpucëve iu vu zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne. Fasoneria e hapur prej 3 vitesh në periferi të Vlorës, në lagjen “Bashkimi” u dogj me benzinë.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë duke mos lejuar përhapjen e flakëve në gjithë ambientet e fasonerisë, ndërsa zjarri shkaktoi dëmë të konsiderueshme materiale, mendohet në vlerën 25 mijë euro, në njërin nga ambientet e fasonerisë ku ka makineri dhe materiale të lëndës së parë.

Hetuesit nuk kanë ende emra të autorëve, por nga kamerat e sigurisë, kanë mundur të shquajnë 2 persona me kapele, dhe njëri që shfaqet duke çaluar, ndoshta për të humbur gjurmët, teksa thyejnë xhamin e dritares dhe hedhin benzinën në makineri duke i vënë flakën.

Fasoneria  'Albanian Lab' me pronarë italiane dhe administratore Mariarosaria Ratta ka 500 të punësuar dhe nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm për shkaqe konkurrence.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
Djegia e fasonerisë në Vlorë, ishin dy autorë të maskuar me kapele! Thyen dritaren e pasme të godinës dhe hodhën shishen me benzinë

 

Autorët e djegies së fasonerisë në Vlorë dyshohet se ishin dy persona. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë ku duken se kanë thyer dritaren e pasme të godinës dhe kanë hedhur shishen me benzinë për të ndezur zjarrin.

Nga pamjet dukej se njëri prej tyre çalonte ndërsa nuk dihet nëse kishte problem gjenetik apo e bënte për të humbur gjurmët. Të dy ishin të maskuar me kapele. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në rrugën Transballkanike në Vlorë dhe dyshohet se ka ndodhur për sbkak të konkurrencës.

Ora 09:02
U përfshi nga flakët gjatë natës, pamjet brenda fasonerisë së shkrumbuar në Vlorë (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamjet brenda fasonerisë në Vlorë ku duket se janë djegur disa materiale. Gjatë natës u përfshi nga flakët që dyshohet se u shkaktuan nga hedhja e qëllimshme e lëndës djegëse.

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin