Digjet gjatë natës makina e kryetarit të grupseksionit të PD-së në Vaun e Dejës, flet për Report Tv Ariston Drini: Nuk kam konflikt me asnjë person

Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës. Ariston Drini në pronësi të të cilit është mjeti tip Fuoristradë Ford, ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm. Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

‘Rreth orës 1 e 30 kam dëgjuar një plasje, jemi çuar nga gjumi kemi dalë jashtë dhe kemi parë makinën në flakë. Policia ka ardhur ka bërë disa foto këtu dhe ka ikur. Kanë bërë punën e tyre të shohim tani. Nuk kam pasur konflikte me asnjë person, as nuk ja kam idenë kësaj lloj ngjarje.’- tha Drini për Report Tv.

 

Pronari i makinës së djegur Ariston Drini

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shefi: 18/04/2021 12:34

    me ate ftyre talebani qe ke ti e pa mundur qe mos te kesh njerez qe nuk te duan....lene pastaj qe je dhe me banden e shqupit

    Përgjigju
  • Shqupsi vogël: 18/04/2021 11:56

    E ka djegur vet legeni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon