Digjet një makinë në ecje në Korçë, shpëtojnë pa u lënduar shoferi dhe dy pasagjerët

KORÇË- Një makinë është djegur në ecje në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pirg.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në mjet po udhëtonin 3 persona të cilët udhëtonin nga Tirana në drejtim të Korçës, por fatmirësisht u kanë shpëtuar flakëve.

Shkak i përfshirjes së mjetit nga flakët dyshohet një shkëndijë elektrike. Policia dhe një mjet zjarrfikëse në  vendngjarje.

'Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot