Digjet shtëpia në Prrenjas! Familjarët rrezikojnë jetën, futen mes flakëve për të nxjerrë të moshuarën, shpëtojnë mrekullisht

Digjet shtëpia në Prrenjas! Familjarët rrezikojnë jetën, futen mes flakëve për të nxjerrë të moshuarën, shpëtojnë mrekullisht

Foto teksa zjarrfikësit po shuajnë zjarrin

PRRENJAS- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, ku fatmirësisht kanë shpëtuar mrekullisht anëtarët e kësaj familje, edhe pse kanë rrezikuar.

Gazetari i Report Tv, Rondaldo Gjoshi raporton se ngjarja ka ndodhur në Rrajcë të Prrenjasit, në banesën e Xhevat Çukut. Më e rrezikuara ka qenë e moshuara në këtë familje, e cila ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të familjes nuk mund që të dilte jashtë, kur shtëpia po "përpihej" nga flakët.

Kanë qenë familjarë të saj që kanë rrezikuar, të cilët u futën brenda në shtëpi mes flakëve dhe ia dolën që të shpëtonin mrekullisht të moshuarën e kësaj familjeje. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, teksa Report Tv sjell foto nga shtëpia, ku që dëmi material i shkaktuar është shumë i madh.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë