Dikush duhet t’i shpjegojë Bashës sistemin e ri elektoral

Dikush duhet t’i shpjegojë Bashës sistemin e ri elektoral

Ajo që bëri Partia Demokratike më 2009, ishte një gjetje që e kapi në befasi Partinë Socialiste, e cila me sa duket ende nuk e kuptonte sistemin që kishte firmosur Edi Rama me Sali Berishën. Sali Berisha e dinte çfarë kishte firmosur. Listat e përbëra brenda një koalicioni, prodhonin mandate për partinë kryesore. Kështu, ndërsa Edi Rama zboi natën e fundit nga kolacioni edhe LSI-në, që ishte faktor i rëndësishëm në opozitë, PD mblodhi një tren me 40 parti, në pamje të parë inekzistente, por që i sollën asaj rreth 110 mijë vota në finale, të gjitha në favor të PD. Kështu arriti të maksimalizojë një rezultat që nuk ishte politik, por taktik.

Dhe PD, bashkë me LSI që zboi Edi Rama, ja dolën të bëjnë Qeverinë bashkë. Kjo histori mori fund më 30 korrik të këtij viti. Parlamenti, falë bojkotit të Lulzim Bashës, miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që bashkë me marrëveshjen e 5 qershorit, i heqin mundësinë partive të vogla të prodhojnë mandate për partitë e mëdha. Secila prodhon mandate për vete, ose hynë në një listë me partinë e madhe.

Lulzim Bashës duhet t’ia sqarojë dkush këtë. Koalicioni i tij fiktiv me parti inekzistente dhe persona të inkriminuar, që u detyrua t’i heqë pasi u thirr në Ambasadën amerikane, nuk funksionon më. Ato parti nuk kanë as individë me reputacion, dhe as ndonjë emër të mirë si parti në publik që të ndihmojnë PD-në. Përkundrazi, ngjallin më shumë dëshpërim kur i shikon të rreshtuara pas PD.

Nga ana tjetër, ka rënë sistemi kur ato motivoheshin të merrnin votat e tyre brenda koalicionit. Akush nuk e di sa vota mund të marrin ato brenda koalicionit, përveçse nëse ndonjë qytetar rrethon emrin e ndonjë kandidati të tyre që ka në listë. Pra ato shtohen në listë thjeshtë si një taksë për PD, dhe jo si një ndihmë për të Lulzim Basha kishte shans të bënte një listë dinjitoze, qoftë dhe duke marrë emra nga shoqëria civile, apo parti të vogla.

Por ai ka bërë një listë të vjetër e të konsumuar, që është afërisht lista e Këshillit Bashkiak të 2003 në Tiranë, dhe një aleancë qesharake me parti që të prishin punë. Ndoshta dikush i ka thënë se PD kështu fitoi më 2009, duke futur 40 parti të vogla kot në listë. Ashtu fitoi vërtetë, por ishte sistem tjetër, i bërë qëllimisht, si e vetmja rrugë për të fituar PD.

Falë bojkotit të Parlamentit nga Lulzim Basha, Edi Rama ishte i lirë ta hiqte këtë padrejtësi nga sistemi elektoral. Është mirë që t’i shpjegojë Bashës dikush, që ka ndryshuar Kodi Elektoral falë bojktoit të tij dhe Edi Rama i ka bërë të pavlefshme partitë e vogla brenda një koalicioni të madh. Nuk i duhen më askujt. Përveç Lulit, që do të mos duket vetëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 26/02/2021 23:31

    Kjo qe po ben Basha eshte e dirigjuar nga PS per te shkrire si LSI ashtu dhe Partite e tjera te vogla qe nuk i duhen Shqiperise qe eshte me pak se dy milion banore, keta parti te vogla deri tani kane henger dhe pire nen kurrizin e taxapaguesve pa bere asnje pune. Partite e vogla qe nuk do ti mbetet asnje lishan mbas zgjedhjeve duke perfishire dhe LSI nese i ha meraku per vendin te angazohen dhe te punojne si organizata shoqerore duke ngritur zeri per mbeshtetjen e ceshtjes Came , per minoritetet, per te pendjekurit e ceshtje te tjera qe jane ne dobi te komunitetit dhe te shoqerise . Mbas ketyre zgjedhjeve kushdo qe do te fitoje si PS apo PD do te qeverisin sebashku duke mos futur hundet ne sistemin e ri te drejtesise , si dhe do jene gjithmone nen kujdesin e SHBA dhe BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)