Dilema për shpërblimin e pensionistëve/ Burime nga 'Financat': Mundësitë janë të pakta(VIDEO)

Vetëm pak ditë pasi Ministria e Financave nxori një shkresë të brendshme institucionale ku i Kërkonte Degës së Thesarit të mos pranonte asnjë faturë shpenzimesh pas datës 15 dhjetor për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, në pikëpyetje tashmë janë edhe shpërblimet për pensionistët dhe për familjet me ndihmë ekonomike. Mirëpo në një situatë të tillë ku është shpallur gjendja emergjencës në Tiranë, Durrës, Laç dhe Lezhë, edhe bonusi për pensionistët mund të mos realizohet.

Pavarësisht se ishte deklaruar nga Ministrja e Financave Anila Denaj se  vendimi do të merrej javën e parë të dhjetorit, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar. Më datë 18 nëntor të këtij viti Denaj u shpreh se fondi prej 3 miliardë lekësh do të merrej nga kursimet.

“Kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë se çfarë kursimesh janë përfituar, ne jemi akoma në nëntor. Kështu që më lejoni të bëjmë një analizë, jemi duke parë të gjitha kursimet dhe në përfundim të saj do të themi brenda javës së parë të dhjetorit nëse mundemi apo jo. Bëhet fjalë 3 miliardë lekë sipas kalkulimeve tona, kështu që ne do të gjejmë nga kursimet tona një mundësi”, pati deklaruar Denaj në nëntor.

Ndërkohë burime nga Ministria e Financave pohojnë se mundësitë për dhënien e shpërblimit janë shumë të vogla për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që ka kosto më vete si dhe për shkak të mosrealizimit të të ardhurave me një ecuri jo pozitive e ritmit të rritjes ekonomike.

Vlen të theksohet se me vendim të datës 6 dhjetor Këshilli i Ministrave ka vendosur që të mos ketë japë shpërblime as për administratën me rastin e festave të fundvitit, si dhe të mos bëjë asnjë shpenzim për organizimin e festave të rastit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erisi: 14/12/2019 15:49

    Tu mohosh shperblimet shtreses me te varfer te shoqerise ne emer te termetit eshte nje krim.Pensionistet kan termet 12 muajt e vitit mor hajduter.Nuk ka faj pensionisti qe jan ndertu pallate xhigand e vila personale pa kriter.Pensionistit i piko shtepia sa her bie shi e nuk ka rregullon askush.Mos shikoni pensionet e pasanikeve se 90% e atyre qe kan punuar gjith jeten per ket vend nuk i del pensioni as per ilace.Konfisko pasurit e politikaneve dhe te dalin dhjetfish shperblimet mor kriminela.Turp te kini

    Përgjigju
    • Fredi: 15/12/2019 00:15

      Turp i madh shume. Po arriten deri ketu atehere kjo qeveri nuk meriton me te qendroje asnje dite. Po lexojme tendera skandaloze edhe ne kete kohe emergjence dhe keta duan ti mohojne vitin e ri shtreses me te varfer. Mos u ngopshin kurre.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë