Dimri mund të rikthejë fuqishëm pandeminë, shkak ndotja që krijohet! BB: Korça ndër qytetet më të ndotura, Tirana më e pastra në Ballkan

Dimri mund të rikthejë fuqishëm pandeminë, shkak ndotja që krijohet! BB: Korça ndër qytetet më të ndotura, Tirana më e pastra në Ballkan

Pak ditë më parë Banka Botërore publikoi dokumente studimore për shëndetësinë, varfërinë, arsimin, punën, mbrojtjen sociale dhe cilësinë e ajrit në Ballkanin Perëndimor, ku një nga çështjet shqetësuese të ngritura është edhe ndotja e ajrit.

Që në nisje të raportit për ajrin thuhet se provat e reja kanë treguar se ndotja e Ajrit dhe Mjedisit luan rol negativ dhe ndihmon në përhapjen e pandemisë COVID-19.

Sezoni i dimrit është një kërcënim për përhapjen përsëri të pandemisë COVID, pasi në raportin e Bankës Botërore thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikuar pasi shumë prej tyre vuajnë nga ndotja e ajrit, veçanërisht gjatë muajve të dimrit ku mbizotërojnë nivele jashtëzakonisht të larta toksike të ndotjes së ajrit nga ngrohja e banesave. “Kalimi në sezonin më të ndotur të dimrit mund të shkaktojë shpërthime dhe nivele më të larta të infeksionit COVID-19 në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në raport.

Për të shmangur një rrezik të tillë propozohet që shtetet apo qytetet që kanë probleme serioze me ndotjen duhet të zbatojnë rregullore dhe të marrin masa që përmirësojnë cilësinë e ajrit për të zvogëluar ekspozimin e njerëzve në dimrin e ardhshëm.

Në shqyrtim janë marrë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe rezulton se Tiranë edhe kryeqyteti më pak i ndotur krahasuar me disa qytete të tjera siç janë Shkupi, Podgorica, Sarajeva apo Beogradi. Tirana është me ndotje në limitet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Ndërsa në raport me qytete të tjera si Madridi, Londra, Amsterdami, Bruksel, Budapest, Vienë, Luksemburg, Romë apo Lisbonë, kryeqyteti ynë rezulton me ndotjen më të lartë.

Ndërkohë Korça është qyteti me ndotjen më të madhe në vendin tonë dhe që e ka kapërcyer edhe kufirin e përcaktuar nga BE, dhe renditet në listën e 8 qyteteve më të ndotura nga qytetet e zgjedhura të Ballkanit Perëndimor dhe ato Evropiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elio: 05/06/2020 12:44

    Seriozisht e keni kete?

    Përgjigju
  • Nadija: 05/06/2020 11:45

    Konkluzione dhe vleresime nga zyrat e BB ne Tirane. Ju lutem na tregoni ku jeni bazuar per te arritur ne keto konkluzione shume te cuditeshme. Jeni bere si PNUD i dhe ju qe beni projekte per te marr para dhe e paraqesni zi situaten qe te vazhdoni te merrni rrogat e majme.

    Përgjigju
  • Iris: 05/06/2020 01:59

    Si keshtu korcarkat nuk linin ulice pa pastuar?!

    Përgjigju
  • Maallufja: 05/06/2020 00:43

    Tirana me e pastra? Shaka pa kripe ska si të jetë Tirona me gjithë kete ndotje që nga akustikja tek mjedisorja...

    Përgjigju
  • A. N.: 04/06/2020 22:41

    Nqs Tirana qeka me e pandotura ne Ballkan, atehere mjere Ballkani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot