Diplomohen studentët e Universitetit 'Aleksandër Xhuvani' në Elbasan, një hap drejt tregut të punës

Diplomohen studentët e Universitetit 'Aleksandër Xhuvani' në Elbasan, një hap drejt tregut të punës

ELBASAN- Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani“ janë diplomuar për vitin 2018-2019 në një ceremoni të përmasave të mëdha. Të pranishëm kanë qenë mbi 3500 persona, mes tyre student, stafi akademik dhe prindër.

Në fjalën e tij, rektori i këtij Universiteti, Prof Dr Skënder Topi vlerësoi studentët për përkushtimin e tyre për këtë vit akademik teksa bëri dhe një përmbledhje vjetore të punës.

"Jeni ju, puna juaj, profesionalizmi juaj, përkushtimi dhe pasioni për punën tuaj, që na bën të gjithëve krenarë. Secili prej jush është një koleg, është një bashkëudhëtar, është një mik.  Bashkë studentë dhe pedagogë, kemi realizuar projekte e sipërmarrje të guximshme, duke filluar me akreditimin e institucionit. Kemi vijuar me realizmin e secilës sipërmarrje tuajën për konferenca shkencore, pjesëmarrje në projekte kombëtare e ndërkombëtare për ngritjen e kapaciteteve, propozime për programe studimi etj. Mbështetja për ju, për nismat tuaja ka qenë, është dhe do të jetë e pakushtëzuar", tha Topi, i cili mbylli fjalimin e tij me një citim nga Xhon Dju. “Edukimi nuk është përgatitje për jetë; edukim është vetë jeta”, përfundoi Topi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dekan i Fakultetit të Ekonomikut, kreu i qarkut, Bukurosh Stafa dhe Evis Kushe, deputee dhe pedagoge.

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh