Disa orë pasi Kamala Harris u largua nga Koreja e Jugut, Koreja e Veriut lëshon raketë balistike

Disa orë pasi Kamala Harris u largua nga Koreja e Jugut, Koreja e Veriut lëshon raketë balistike

Foto ilustruese

Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë balistike drejt ujërave të saj lindore.

Lëshimi i kësaj rakete erdhi disa orë pasi zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, u largua nga Koreja e Jugut. Kjo ishte ndalesa e saj e fundit gjatë një udhëtimi katër-ditor në vendet aziatike, në të cilin ajo theksoi angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët e saj përballë kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.

Ky ishte ishte raundi i tretë i testeve raketore nga Koreja e Veriut këtë javë. Ajo testoi dy raketa balistike të mërkurën, një ditë para se Harris të vizitonte Korenë e Jugut, dhe një para se ajo të largohej nga Uashingtoni të dielën.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë çdo lloj rakete balistike. SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë frikë prej kohësh se Koreja e Veriut mund të kryejë prova të reja bërthamore në çdo kohë.

Ky vend i izoluar është subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të programit të tij të armëve bërthamore. Koreja e Veriut ka kryer një seri testimesh që nga janari, përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi./REL

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht