Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Norvegjia kanë vendosur sanksione të reja kundër kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor.
Një paketë e re, e koordinuar bashkërisht nga Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Norvegjia, është miratuar për të vendosur "sanksione të reja kundër atyre që janë përgjegjës për intensifikimin e aktivitetit të vendbanimeve dhe dhunës në Bregun Perëndimor", njoftoi Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot.
Kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor po ndërtojnë vendbanime atje në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, duke përzënë popullsinë vendase palestineze.
Lajmi kryesor:
Lufta/ BE thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të respektojnë armëpushimin! Franca i mbyll kufijtë ministrit tjetër Izraelit, Smotrich! Irani rrëzoi helikopterin amerikan, Trump: Do t’i përgjigjemi






