Disa zona të Francës mbesin pa energji elektrike, shkak një defekt në transformatorin 'Enedis'

Disa zona të Francës mbesin pa energji elektrike, shkak një defekt në transformatorin 'Enedis'

Shumë lagje në kryeqytetin e Francës, Paris, kanë mbetur në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të një defekti në transformatorin 'Enedis', raportojnë mediat e huaja.

Sipas lajmit të BFMTV të cilin e bazon tek "Enedis", e cila është institucioni përgjegjës për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e linjave elektrike, shumë rrugë në zonat 1, 3, 4 dhe 5 të Parisit u prekën nga ndërprerja e energjisë elektrike rreth orës 23:00 me orën lokale dhe se zona qëndrore e Parisit mbeti në errësirë.

Kryetari i Bashkisë qendrore të Parisit, Ariel Weil në një postim në Twitter në orën 22:42 me orën lokale tha se në zonat 4 dhe 5 të Parisit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve "Franceinfo", zjarrfikësit e Parisit konfirmuan se qytetarët kontaktuan me ta për shkak të ndërprerjeve të energjisë në 4 zona dhe se kjo duket se ka lidhje me një defekt në transformatorin e "Enedis". Zjarrfikësit e Parisit raportuan se gjithçka do rregullohet dhe situata në Paris do të stabilizohet përsa i përket energjisë elektrike.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor