Pesë ditë pasi pësoi disfatën e thëllë 4-1 kundër Holandës, Belgjika është zgjuar dhe ka shpërthyer kundër Polonisë së Leëandoëskit, duke e mundur 5-1. Në Bruksel për çudi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me të përhershin Robert Leëandoëski, i cili zhbllokoi në minutën e 28, ndërsa para se skuadrat ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes Ëitsel vendosi baraspeshën.
Në pjesën e dytë De Bryne përmbysi para se Trosard të realizonte një ‘dopietë’. Goli i dytë i belgut dhe i katëri për kombëtaren ishte mbeslënës, duke shtangur jo vetëm kundërshtarët, por befasuar edhe të pranishmit në stadium. Për pjesën e mbetur të lojës Dendocker dhe Openda vulosën shifrat përfundimtare të ndeshjes.
Ndërkohë në sfidën tjetër të këtij grupi të Ligës së Kombeve Holanda fitoi 2-1 në transfertë kundër Uellsit. Në stadiumin e Kardifit ‘tulipanët’ morën avantazhin fillimisht falë golit të Koopmeiners, ndërsa në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt vendasit barazuan me Norrington-Davies.
Atëherë kur askush s’e priste, në minutën e 95, vetëm 3 minuta pas barazimit të Uellsit, Holanda shënoi golin e fitores me Ëeghorst. Me këtë triumf pas dy ndeshjeve të para në grupin 4 të Ligës së Kombeve Holanda udhëheq me 6 pikë, ndjek Belgjika dhe Polonia me 3 pikë, ndërsa Uellsi i vendit të katërt është me 0 pikë.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.5%
-
JO
76.6%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 5425
Lajme të tjera
-
Për herë të parë në 30 vjet, Holanda pa asnjë futbollist të Ajaxit
19 Mars, 22:57
-
Rivalë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, trajneri i Çekisë nuk fshihet: Dua vendin e parë në grup
9 Shkurt, 11:16
-
Zbardhet kalendari i ndeshjeve, Kombëtarja shqiptare e nis në fushë asnjëanëse ‘aventurën’ në Ligën e Kombeve
9 Shkurt, 11:03
-
Shorti i plotë/ Kombëtarja në Grupin B1, rival me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve! Kosova kundër Rumanisë
8 Shkurt, 18:41
-
Liga e Kombeve/ Sot shorti, Shqipëria dhe 53 përfaqësuese mësojnë kundërshtarët
8 Shkurt, 13:31
-
Të enjten shorti, Shqipëria dhe 53 përfaqësuese mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve! Detajet për grupin dhe ndarjen e vazove
7 Shkurt, 10:08
-
Rival me Ernest Muçin, Dejvi Bregu prezantohet në klubin e titulluar polak
26 Janar, 16:47
-
Me mendjen te Euro 2024, Kombëtarja mëson rivalët e mundshëm për në Ligën e Kombeve
5 Janar, 12:44
-
Shqipëria e femrave pëson 6 gola në Hungari, e mbyllim Ligën e Kombeve me vetëm një pikë! Vajzat e Grimës bien në Ligën C
5 Dhjetor 2023, 21:12
-
Danimarka dhe Shqipëria marrin biletat për Euro 2024, Polonia jashtë! Italia mund 5-2 Maqedoninë dhe ka finalen kundër Ukrainës
17 Nëntor 2023, 22:59
-
Shqiptari që “orkestronte në prapaskenë” trafikimin ndërkombëtar të kokainës
13 Nëntor 2023, 18:05
-
Polonia nënshkruan marrëveshjen me vlerë 4.92 miliardë dollarë për sisteme të mbrojtjes ajrore
7 Nëntor 2023, 18:41