Disiplina bën shembull zyrtarin e Vllaznisë, e pësojnë edhe dy drejtuesit e Besës

Disiplina bën shembull zyrtarin e Vllaznisë, e pësojnë edhe dy drejtuesit e Besës

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit të aktivitetit. Disiplina dhe Etika kanë bërë shembull zyrtarin e Vllaznisë, Artan Brahimi, që për sjellje josportive dënohet me tetë ndeshje pezullim nga çdo stadium.

Ndërkohë edhe te Besa ka dy pezullime zyrtarësh. Romeo Bizhdili për sjellje josportive është dënuar me katër ndeshje pezullim. Po kaq është pezulluar edhe trajneri Dorian Bubeqi.

Ndërkohë te moshat Luis Sardi i Albanët U-19 dënohet me dhjetë ndeshje pezullim për kërcënimin e zyrtarëve.

Vendimet e plota:

  1. Zyrtari i KF Vllaznia, Artan Brahimi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  2. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bizhdili,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i FC Besa, Dorian Bubeqi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i Albanet U-19, Luis Sardi, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Rinia EL B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kampionët U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  6. Pranimin e kërkesës së KF Egnatia, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sebastjan Spahiu në bazë të nenit 75 të KDE.
  7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Klaus Cerganji, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Klajvi Zeneli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu