‘Ekonomia” miraton aktin normativ për Pakon e Madhe! Braçe: S’gjetët dot 1 mld lekë për fermerët? Tabaku: Pako elektorale! Bordi i transparencës s’mbyllet para datës 5 shkurt

Të paktën deri më datën 5 shkurt çmimi i karburanteve do të caktohet nga Bordi i Transparencës.

Drejtori i politikave fiskale në ministrinë e Financave tregon arsyet pse bordi do të vijojë të funksionojë deri në këtë datë.

‘Në datën 5 shkurt është afati i fundit që ka marrë BE për naftën ruse. Është përgjegjshmëri e plotë që në kushte të paparashikueshmerisë të ruhet dhe në njëfarë kohe për të parë se si do shkojnë çmimet.’- u shpreh Niko Lera, drejtor i Politikave fiskale në Ministrinë e Financave.

Të martën në komisionin e Ekonomisë pati debate mes opozitës dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Financave edhe për aktin normativ që alokon rritjen e të ardhurave në buxhet.

Për opozitën rritje të ardhurave nuk është meritë e qeverisë por e inflacionit

‘Të ardhurat tatimore u rritën 99.96%. Të ardhurat në total 546 mld lekë, rritje 46 mld lekë, 58% nga tatimi mbi vlerën e shtuar që lidhet direkte me rritjen e çmimeve. 42% ka ardhur jo nga inflacioni drejt për drejt.’- tha Lera.

‘50% e shpenzimeve të Buxhetit, kryhet në dhjetor. Pra punohet vetëm 1 muaj. Z. Lera e pranoi, që të ardhurat u rritën nga inflacioni socialist 58%.’- u shpreh Tabaku.

Deputeti socialist Erion Braçe ngriti sërish zërin për fermerët të cilët nuk janë përfshirë në pakon e madhe. Ndërsa Tabaku thotë se pakoja e madhe po përdoret për qëllime elektorale.

‘Për çfarë do të vijë Deputeti në kuvend kur se dëgjon askush. 1 miliardë lekë nuk u gjetën për fermerët.’- u shpreh Braçe deputet i PS-së.

‘Duhen marrë parasysh propozimet e Braçes dhe Leskajt. Do shpërndahet një paketë tjetër për pensionistët, pse? Apo për qëllime elektorale!?’- tha Tabaku.

Debate pati edhe për mungesën e ministres Ibrahimaj në komision.

‘Është urgjente të jetë ministrja këtu!’- u shpreh Braçe.

‘Do e pyesim edhe për arrestimin e drejtorit!’- tha Tabaku.

Akti normative që parashikon shtimin e të ardhurave me 1.5 miliardë lekë, si dhe alokimi i fondit 7.8 miliardë për pakon e madhe kaloi me votat e maxhorancës ndërsa opozita votoi kundër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Akti Normativ për ‘Pakon e Madhe’, votohet në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e maxhorancës, opozita kundër  

Akti Normativ për ‘Pakon e Madhe’ është votuar në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e maxhoranacës. Opozita ka votuar kundër këtij Akti Normativ.

Ora 11:32
‘Pakoja e Madhe’, Tabaku: 58% e inflacionit është ‘socialist’! Pse nuk sillni ndihmën e radhës për pensionistët tani? E bëni për zgjedhjet

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e ka akuzuar qeverinë se me veprimet e saj të brendshme ka shkaktuar 58% të inflacionit në vend. Teksa foli për pakon ndihmëse ajo tha se fakti që mendohet një tjetër ndihmë për në prill për pensionistët do të thotë se lidhet me zgjedhjet.

“Pse të mos ishte pjesë e buxhetit të vitit 2023. 50% e shpenzimeve të vitit bëhen në dhjetor, 40% e të ardhurave mblidhen në dhjetor. 58% e inflacionit është inflacion socialist, varet nga faktorë të brendshëm. Kur u diskutua Akti Normativ ne thamë le të pasqyrohen propozimet e z. Braçe dhe z. Leskaj dhe do ta votonim. Për ne ka rëndësi t’i shkojnë qytetarëve dhe s’ka rëndësi se kush e miraton. Sot ndodhemi në kushtet që na vjen një paketë që njerëzit do të jenë në mëshirën tuaj. Pse s’e miratojmë tani këtë paketën tjetër që thoni për pensionistët në prill. Hajdeni ta votojmë. Por jo! Kjo vërteton edhe lidhjen me zgjedhjet”, tha ajo.

Ora 11:32
Akti Normativ për ‘Pakon e Madhe’: Braçe: Për shpirt nuk e votoj, s’ka mbështetje për fermerët! S’e kuptoj për çfarë vjen deputeti në Kuvend, s’e dëgjon askush

Deputeti socialist Erion Braçe, në Komisionin e Ekonomisë, vijon të kritikojë qeverinë përse nuk ka përfshirë në Pakon e Madhe fermerët. Braçe tha se për shpirt nuk do e votonte Aktin Normativ për Pakon e Madhe, por do ta bëjë vetëm sepse shkon në mbështetje të shtresave në nevojë.

“Për shpirt nuk e votoj Aktin se s’ka kuptim! Po e vërtete, janë paratë e me nevojtarëve, u thashë s’do i realizoni dot këto shpenzimet. Prapë si keni realizuar shpenzimet. Për çfarë do vijë deputeti në Kuvend kur se dëgjon askush. Për gjëra që provohen realisht. Kthehemi te programimi, e kam tek njësitë zbatuese. Kur ti e shikon një vit, 2,3,4 vite nuk e programon dot ti çosh aty ku mund të përdoreni paratë. Ishte data 23 dhe brenda 6 ditëve mund t’ia çonim naftën fermerëve. Atëherë kemi programimin jo, zbatimin e buxhetit jo e jo. I japim paratë një bashkie për shkollë, ajo se bën dot për shkak të tenderit, digjen paratë. S’ka fermerët brenda. Ideja është që unë se votoj si frymë, por Akti është ok për të ndihmuar familjet në nevojë etj.

Ora 11:21
Braçe me tone të forta te ‘Ekonomia: Boll me Akte Normative, na keni shmangur si deputetë

Deputeti i Partisë Socialiste ka folur më tonë te ashpra te komisioni i Ekonomiës sa u përket Akteve Normative. Braçe tha se po shmangen deputetët nga vendimmarrja.

‘Ka nga ata që e se kanë parë inflacionin. Kjo qeveri e ka parë infalcionin, kemi indeksuar disa herë pensionet dhe ndihmat dhe tani vijmë me paketën e madhe. Kjo është merita. Më vjen keq, që ne si deputet s’bëhemi pjesë e kësaj vendimarrje, këtu vijmë tek Aktet Normative. Akti Normativ hyn në fuqi ditën kur miratohet në qeveri. Këtë praktikë pasi jam i lashtë, edhe kur qeveriste partia e zonjës (Tabaku). Shqetësimi im nuk lidhet vetëm me këtë vit. Nuk pranoj dot që për katër ditë të ndryshohet mendimi… Ne propozuam këtu si deputet të refuzohemi këtu, dhe pas katër ditësh të bëhet ndryshe. Nuk shkon kjo! Ndihma për shtresat është interes publik, ashtu si edhe disiplina fiskale.’- tha Braçe.

Ora 09:55
Pakoja e Madhe, debate te ‘Ekonomia’, Tabaku: Ministrja të vijë të japë përgjigje për arrestimin e nëpunësit të lartë të Ministrisë së Financave

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në komisionin e Ekonomisë teksa po diskutohet për aktin normativ për Pakon e Madhe tha se duhet të ishte prezentë edhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Tabaku tha se ministrja duhet të dilte dhe të jepte një përgjigje edhe për arrestimin e nëpunësit të lartë të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajn.

'Kam nxjerr një listë me pyetje për ministren. Në seancën e fundit për aktin normativ kur diskutuam këtu kishim një listë me pyetje për ministren. Kishim një transferim kapitali tek koorporata e investimeve, kishim një sërë elementësh të cilët në gjykimin tonë e prishin procesin normal të planifikim buxhetor. Ministrja nuk na ktheu përgjigjje! Kam nxjerrë këtu një listë për të gjitha gjërat që nuk na ktheu përgjigjje. Megjithësë ministrja nuk ktheu përgjigjjë, unë nisa shkresa zyrtare për ministren dhe sot e kësaj dite nuk kam përgjigjje për shkresat zyrtare që unë kam nisur.   Na erdhi një memo që në gjykimin tim ishtë një turp t’i vij deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Një memo ku dhe një student I ekonomisë di të shkruaj më mirë. Nuk e di sesi mund të shpjegohet transferimi I kapitalit me fjalë sikur të jetë hartim letërsie. Këtë e dini ju! 

Unë dua përfaqësimin më të lartë këtu! I thamë ministres a ka nevojë për ndryshimë të tjera? Nuk erdhi për të na sqaruar as në parlament, sepse në parlament pastaj bëhet diskutimi si bëhet. A ka nevojë për ndryshime tjera? “Jo” tha ministrja, “nuk ndryshon më buxheti.” A ka mundësi që brenda këtij buxheti ne të bëjmë shtesa të tjera? Të gjithë kolegët tjerë ranë dakord, të paktën për dy fusha që mund të bëheshin shtesa.  Thamë e votojmë dhe ne aktin normativ. Jo, nuk ka më hapësirë, nuk do bëjmë më ndryshime të tjera tha: Me datë 30 u njoftua ky ndryshim. Unë mendoj që është e nevojshme që të jetë këtu së pari ministrja. Së dyti, kisha nevojë për një informacion.  

Është hera e parë që ministrja për arrestimin e zyrtarit, nëpunësit më të lartë të autorizues I shtetit shqiptar, pasi sot ai është para drejtësisë. Minimumi ministrja duhet të vintë këtu, në daljen e kësaj publike, në mledhjen e parë të Komisionin e Ekonomisë ku kishte përfaqësues dhe të jepte një sqarim se çfarë ka ndodhur. Tani diskutojmë këtu për planifikim buxhetor sikur çfarë është dhe ju shkelni me dy këmbë buxhetin që miratoni vetë në fundvit. Dhe lërë pastaj të flasim për atë të miratuar në fillim të vitit, që është bërë leckë, ka 10 ndryshime që e kanë humbur komplet konceptin.  Z. kryetar ne jemi gjithë ditën këtu, kemi një axhendë të ngarkuar, ta spostojmë në orën 12 dhe fillojmë me pikat e tjera.'- tha Tabaku.

Ora 09:47
‘Pako e Madhe’ diskutohet te ‘Ekonomia’, Braçe: Nuk u dha ndihmë për bujqësinë, pse fermerët nuk marrin asgjë

 

Deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet Pakoja e Madhe e ndihmës për qytetarët, ka ngritur shqetësimin përse nga kjo paketë nuk ka asnjë mbështetje për bujqësinë. Braçe tha se fermerëve nuk u është dhënë mbështetje dhe për këtë thotë se nuk e kupton se cili është argumenti, përse ata nuk meritojnë asgjë.

Spaho: Sa herë ka zgjedhje, hapni një histori me 21 janarin. Edhe unë do deshja të ishte ministrja ta pyesja për 22 mln euro të ministrisë së saj. Rrugës teksa vija pyesja veten do jetë apo jo. Pastaj u binda që s’do jetë, të japi qoftë edhe një shpjegim. Fshihet, trembet! Ajo vjen për çështje pa rëndësi dhe rri me orë të tëra. Jo presë ndonjë përgjigje, por ta shihja në portretin e saj se si do ishte kur të pyetej për 22 mln euro që janë përgjegjësia e saj. Nënpunësi kryesor I saj prapa hekurave. Ta shtymë seancën.

Braçe: Unë se dua ministren as ti shikoj mimikat apo reagimet për çështjen që po heton drejtësia. Për çështje penale skam dëshirë të pyes këndë. Jemi investuar kaq shumë për një drejtësi funksionale. Mbivendosja e çdo çështje penale nga çështje politike është bërë e lodhshme. Dua të dëgjoj drejtësinë… Gjithëkush ka mënyrën e vetë të qasurit ndaj drejtësisë. Edhe për veten time e kam bërë këtë. E kam qepur e skam folur, duke pritur prokurorinë për t’ju kthyer. E kam mbyllur gojën, kam duruar! Akti normative ka hyrë në fuqi, 80% e njerëzve I kanë marrë paratë e këtij akti. Pse ka qëndrime të ndryshime për të njëjtën çështje brenda 4 ditësh dhe pse kjo ndodh me paratë e buxhetit të shtetit. Pse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh. Pse një kategori punëtorësh marrin shpërblime, pse këto të bujqësisë s’përfitojnë asgjë, nuk meritojnë asgjë këto? Kur këtu janë dhënë në mënyrën më të qartë të mundshme se si mund të përdoren paratë dhe në mënyrë efektive. S’dua t’ia di fare sesi është impresioni ministrit kur përballet me deputetët, ky quhet interes privat, interesi publik është buxheti.

Shalsi: Do të kemi ministren në një seancë dëgjimore për buxhetin dhe pyetje të tjera.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake