Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, 17 mijë dhurime 5 mujorin e parë të 2021! Rraca: Situata e kënaqshme

17 mijë dhurime gjaku janë kryer në 5 mujorin e parë të 2021-shit. Në ditën botërore të dhurimit të dhuruesve të gjakut, drejtori u qendrës së gjakut, Kristo Rraca tha se janë rritur dhurimet familjare.

“Situata me dhurimet vullnetare dhe familjare për këtë vit është shumë më e kënaqshme. Janë rritur sidomos dhurimet familjare ndërsa për dhurimet vullnetare jemi në pritje për tu shtuar. Jemi në nivele të kënaqshme, në krahasim me vitin 2019, jemi më mirë se viti 2019. Kurse në vitin 2020 për shkak të pandemisë kemi qenë në disa numra më pak. Kemi arritur në 17 mijë dhurime deri në 5 mujotin e parë, deri tani që flasim”-tha drejtori u qendrës së gjakut, Kristo Rraca.

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Markos Alonso inkurajoi qytetarët për të dhuruar gjak në këtë ditë solidariteti.

“Sot është një ditë solidariteti, jam shumë i lumtur që ambasada Spanjolle bashkëpunon me kryqin e kuq shqiptar në këtë fushatë. Ka qenë një vit shumë i vështirë për shkak të COVID. Infemierët tanë, doktorët dhe spitalet tona kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me COVID dhe sot është koha për të treguar solidaritetin duke dhuruar gjakun tonë me të gjithë shqiptarët”, tha Ambasadori i Spanjës në Shqipëri.

Vendi ynë ka nevoja të mëdha për gjak ndaj dhe presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar thotë se duhet të shtohet numri i dhuruesve vullnetarë.

Ajo që na intereson ne si shoqëri dhe si Kryqi i Kuq Shqiptar është që ne të shtojmë numin e dhurimeve vullnetare të gjakut. Gjaku i dhuruar në mënyrë vullnetare është gjak më i sigurt  dhe përpos kësaj duke u angazhuar në dhurimin vullnetar të gjakut ne mund të bëjmë shoqërinë më humane. Njeriu duke dhuruar gjak jep pjesë nga shpirti i tij, transmeton jetë dhe një gjë e tillë është ajo që ka nevojë më shumë shoqëria jonë”-tha Ylli Alushi, presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Në kudër të kësaj ditë, punonjës të presidencës dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve me talasemi dhe njerëzve që kanë nevoja jetike për të. Presidenti Ilir Meta u dha titullin “Për Merita të Vecanta Civile” 5 dhuruesve të rregullt të gjakut në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre dhe humanizmit të treguar.

Slogani i Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut këtë vit është “Që zemra e botës të vazhdojë të rrahë, dhuro gjak, dhuro jetë”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, Meta dekoron me çmimin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ pesë dhurues të rregullt

Presidenti Ilir Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut ka dekoruar me çmimin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ pesë dhurues të rregullt gjaku në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar Meta shkuran se antarë dhe zyrtarë të Presdiencës, si edhe të rinj u solidarizuan dhe shuruan gjak në ndihmë të fëmijë talasemikë.

“Në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe në kuadër të nismës ‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, anëtarë të Kabinetit dhe zyrtarë të administratës së Institucionit të Presidentit të Republikës, si edhe dhjetëra të rinj e të reja u solidarizuan sot vullnetarisht me kauzën humane dhe dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve me talasemi dhe njerëzve që kanë nevojë jetike për të.

Frymëzues ky solidaritet, që vë në jetë atë që Shenjtorja Nënë Tereza na ka mësuar: ‘Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi’.

Me këtë rast, çmova me Titullin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ pesë dhurues të rregullt të gjakut, zonjat Luljeta Hidri dhe Albana Pergjini dhe zotërinjve Aleksandër Markaj, Eglend Bici dhe Artur Bakiu, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar si dhe në vlerësim të dedikimit, dhembshurisë dhe humanizmit të treguar për të shpëtuar jetë njerëzish.

I inkurajoj të gjithë qytetarët, por veçanërisht të rinjtë e të rejat, t’i bashkohen edhe më fort kësaj kauze fisnike dhe të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, duke mposhtur frikën dhe çdo lloj indeferentizmi, për të ndërtuar një shoqëri më solidare, më të dhembshur e më humane, që mendon, kujdeset dhe vepron në shërbim të njerëzve më në nevojë”, shkruan Meta.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)