Dita Botërore e luftës kundër kancerit, PD marshim sensibilizues: Qeveria të bëjë investime për parandalimin (FOTO)

Dita Botërore e luftës kundër kancerit, PD marshim sensibilizues: Qeveria të bëjë investime për parandalimin (FOTO)

Mrshimi i PD

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim. Dita Botërore e Kancerit, 4 shkurti, është e vetmja iniciativë, ku e gjithë  bota bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Dita Botërore e Kancerit është mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër epidemisë globale të kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë në të gjithë vazhdimësinë e kancerit dhe janë brenda mundësive tonë.

Ndërkohë ditën e sotme Partia Demokratike organizoi edhe një marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit.

Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD iu bashkua nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Marshimi nisi tek Piramida dhe përfundoi tek Ministria e Shëndetësisë, tek Rruga e Kavajës.

Me slloganin “E duam jetën, e duam veten”, përmes këtij marshimi, PD ka si qëllim të ngrejë zërin për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish, duke i vetëdijësuar dhe edukuar ata që të bëjnë kontrollet e duhura, si dhe duke i kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të PD thuhet se pas sëmundjeve karduivaskukare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri. Janë mbi 7 mijë raste të reja në vit me një ritëm dramatik rritjeje  prej 12% në vit, ndërsa 50% e pacienteve u drejtohen spitaleve ne stade te avancuara të sëmundjes.

Teksa ishte e pranishme në këtë marshim ish-deputetja e PD Albana Vokshi theksoi se banorët e Tiranës janë më të rrezikuarit, pasi jetojnë në kryeqytetinmë të ndotur të Europës dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shëndetin.

Në mbarë botën, llojet kryesore apo më të zakonshme të kancerit që vrasin njerëzit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës.

Deklarata e ish-deputetes së PD Albana Vokshi: 

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Tumoreve. Partia Demokratike me këtë rast ka organizuar një marshim ndërgjegjësimi me moton “E duam jetën, e duam veten”, duke iu bashkëngjitur kështu fushatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë me moton “I am and I ëill”.

Pse ky marshim sot?! Sepse shifrat në Shqipëri janë më shumë se alarmante, 20 raste të reja në ditë, të evidentuara vitin e kaluar me tumore ose 7 mijë raste të reja në një vit, duke përmendur këtu një shifër akoma më shumë frikësuese, që shërueshmëria e kësaj sëmundje në Shqipëri është vetëm 20-25%; në një kohë kur në Angli është 65-70% apo në Itali që është edhe vendi i parë në Europë shkon edhe 85-90% për lloje të ndryshme kanceri.

Në momentin që qeveria i ka braktisur qytetarët e saj, kur fondet janë vetëm gjysma e atyre që nevojiten për t’u kuruar, në mungesë të infrastrukturës, të pajisjeve, në një kohë kur qytetarët e Tiranës jetojnë në kryeqytetin më të ndotur të Europës apo një nga tre qytetet me të ndotura në Europë, kur miliona metra katror leje ndërtimi nga Erion Veliaj që e ka bërë mbytëse jetesën në Tiranë, ku ajrin e ka bërë helmues për qytetarët e Tiranës, që rrit kështu frikshëm edhe shifrat e sëmundshmërisë, Partia Demokratike ka vendosur të jetë përsëri në krah të qytetarëve.

Për Partinë Demokratike qytetarët janë të parët. Për Partinë Demokratike jeta dhe shëndeti i qytetarëve është primare. Ndaj ne jemi sot këtu dhe ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në këtë marshim sensibilizues për të vetëdijësuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bërë të gjitha ekzaminimet e duhura, në mënyrë që të parandalojnë këtë sëmundje. Ndaj, ne jemi sot këtu për të bërë thirrje, për të ngritur zërin për çdo qytetar shqiptar, për çdo qytetar të Tiranës, që të reagojnë. Për t’i bërë thirrje çdo qytetari shqiptar që të dojë jetën, që të dojë familjen, që të dojë fëmijët e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 04/02/2020 12:46

    JUVE TE PD JU ZENTE KANCERI SE KANCERA JENI DHE VETE ME NE KRYE BAXHELLEN THITHLOPA VOKSHI

    Përgjigju
  • mira: 04/02/2020 12:12

    PD po behet nje ojf

    Përgjigju
  • emigranti: 04/02/2020 12:10

    Kryehajduti me 4 musketjeret.Ketyre plehrave kur do tu dergohet formulari?

    Përgjigju
  • Ben: 04/02/2020 11:59

    Kjo photo tregon se kush e ka marre ne dore PD-en

    Përgjigju
  • lymi: 04/02/2020 11:33

    Keta koqet e PD jane bo per me qesh e per me qa. Sala me Lulin kane gjet ilacin kundra kancerit,..... A ju rafte kanceri o plera....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot