"Dita do të jetë mjaft pozitive ndaj mundohuni që të përfitoni në maksimum!" Parashikimi i yjeve për sot

5 Dhjetor 2019

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Kjo e enjte do të nisë disi me lodhje, por më tej gjërat do të sistemohen. Vetëm në fundjavë do të keni mundësi që të mblidhni frytet e punës që keni bërë më parë. Ndërkohë në mbrëmje bëni mirë që të relaksoheni, ndoshta duke kaluar momente intime me njeriun e zemrës dhe duke qëndruar larg polemikave.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Puna do të marrë formën e duhur dhe projektet do të shohin jetë në këtë mesjavë. Do të merrni lajme të mira dhe konfirmime. Në dashuri, mund të keni diskutime të vogla, por nëse nuk këmbëngulni me kokëfortësi, çdo gjë do të zgjidhet.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Gjatë kësaj dite duhet të gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar, pas një periudhe të ngarkuar që keni kaluar. Mundohuni që të shtyni disa detyra për një moment tjetër. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, përfshi edhe historitë e lindura prej pak kohësh, por që mund të kthehen në mjaft të rëndësishme.

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Dita do të jetë mjaft pozitive ndaj mundohuni që të përfitoni në maksimum, pasi ditët në vijim do të jenë të ngarkuara. Yjet janë mjaft të favorshme dhe mund të merrni një lajm të mirë. Sa i takon dashurisë, duhet të mundoheni që të shihni më qartë brenda vetes.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Kjo është një ditë nën ritmin e duhur, por mos u dekurajoni, pasi me kalimin e orëve, situata do të përmirësohet. Do të shihni që sfera profesionale do të jetë më e favorizuar se ajo personale. Nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të shumta për takime.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mund të ndiheni në siklet apo mund të keni ndonjë problem të vogël shëndetësor. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, sidomos në dashuri. Bëni mirë që të shmangni përplasjet dhe debatet.

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Duhet të jeni të gatshëm për tu përballur me momente emocionuese, me kusht që të lini mënjanë çdo debat apo pakënaqësi. Do të shihni që me gatishmërinë e duhur, do të merrni surpriza të këndshme.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Dita do të jetë pozitive dhe e mbushur me fuqi të madhe, edhe pse në sferën profesionale mund të përballeni me disa probleme. Në dashuri do të ketë të reja premtuese, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kapni momentin!

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

Mund të përballeni me disa momente tensioni në sajë të ndikimit të Hënës, e cila do të shkaktojë lodhje dhe pesimizëm. Mundohuni që të mos ndikoheni shumë, pasi shumë shpejtë kjo fazë do të kalojë. Ndërkohë shmangni debatet dhe polemikat, sidomos me njerëz të rëndësishëm.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Dita do të jetë mjaft pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të mbyllni shumë gjëra. Yjet janë në favorin tuaj, por duhet të përkushtoheni më shumë për të arritur atë që doni. Mund të merrni disa ndihma të papritura. Dashuria është mjaft e favorizuar dhe mbrëmja parashikon emocione të bukura.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me emocione të bukura, shkruan. Dashuria do të jetë protagoniste, ndonëse mund të keni një bllokim sa i takon çështjeve financiare.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Ju pret një ditë pozitive sa i takon punës dhe çështjeve të biznesit. Nëse keni ndonjë dyshim, mund të merrni sqarimet e nevojshme. Kjo vlen edhe në dashuri, ku gjërat duket se po sistemohen. Megjithatë duhet të jeni më të vendosur në veten tuaj dhe në gjërat që kanë vërtetë vlerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira