Dita e 10-të e emergjencës, presidentja e KE-së viziton rajonin e Emilia Romagna-s në Itali! Meloni: Duhet vëmendje e veçantë e BE-së

Sot në ditën e dhjetë të emergjencës së motit të keq dhe përmbytjeve në Emilia Romagna kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në kanë vizituar zonat e prekura të këtij rajoni. Pasi zbarkuan në Bolonja, Meloni dhe Von der Leyen janë nisur me helikopter në rajonin e Emilia Romagnas në zonat e prekura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.

Gjatë një konference për shtyp, Meloni kërkoi vëmendje të veçantë nga Von der Leyen për rajonin e prekur nga katastrofa natyrore. Ajo tha se Italia do të ketë akses në Fondin Evropian të Solidaritetit dhe i kërkoi presidentes së KE-së që të bëjë një analizë personale mbi shtrirjen e fatkeqësisë dhe dëmeve që ka pësuar rajoni.

"Në javët në vijim, kur të kemi bërë një vlerësim të përgjithshëm të fondeve, do të kemi akses në Fondin Evropian të Solidaritetit. Do të duhet t'i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij rajoni, si në fondet e kohezionit ashtu edhe në bujqësi. Kështu që ishte e rëndësishme që presidenti të bëjë llogari personale për shtrirjen e fatkeqësisë që ka goditur këtë qark”- u shpreh Meloni.

Nga ana tjetër, von der Leyen tha se shumica e ndihmës ekonomike evropiane do të vijnë nga Fondi i Solidaritetit.

“Shumica e fondeve evropiane do të vijnë nga Fondi i Solidaritetit. Ne do të bëjmë një parapagesë të vogël e cila është standarde. Më pas në tre muajt e ardhshëm do të bëjmë një vlerësim”- u shpreh presidentja e KE.

Ndërkohë që dëmi i përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave në këtë rajon të Italisë përllogaritet deri në 6 miliard euro, Meloni bëri me dije se deri më tani është caktuar fondit prej 2.2 miliardë eurosh që do të përdoret, duke nënvizuar se do të ketë edhe ndihma të tjera në vijim.

Rajoni i Emilia Romagnas në Itali po vuan pasojat katastrofike që lanë pas përmbytjet e javës që shkoi, si pasojë e të cilave humbën jetën 14 persona. Sipas mediave italiane, përgjatë ditëve të emergjencës ekipet e emergjencës kanë kryer 5 mijë ndërhyrje për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Aktualisht në rajonin e prekur janë të angazhuar në terren 879 punonjës të shërbimit zjarrfikës të angazhuar në Emilia Romagna, ku shumica e tyre janë përqendruar në Forli dhe Ravena që mbeten ende në situatë kritike, dhe janë rajonet më të goditura.     

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq