Dita e dytë e Lajçak në Kosovë, takon kryeparlamentarin dhe krerët e partive politike ! Konjufca: Integriteti territorial dhe pavarësia e vendit janë të panegociueshme

Dita e dytë e Lajçak në Kosovë, takon kryeparlamentarin dhe krerët e partive politike ! Konjufca: Integriteti territorial dhe pavarësia e vendit janë të panegociueshme

Dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”, është shprehur kështu kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në një deklaratë pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Diplomati i BE-së do të takohet edhe me krerë të partive politikë në vend kurse pasdite edhe me drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak, pas takimit tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të UÇK-së  dhe theksoi se  është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Kurse Kurti vetëm përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth këtij takimi. Mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin