Dita e dytë me urbanë në Tiranë, pa maska e distancë (Vëzhgimi i Report Tv)

TIRANË- Prej datës 6 korrik ka nisur punën transporti publik në kryeqytet, me vonesë, vetëm pasi u arrit marrëveshja mes bashkisë sëTiranës dhe shoqatës së transportit Publik, në lidhje me kërkesat e këtyre të fundit, për pagën e luftës dhe protokollin e sigurisë. Pavarësisht se është vetëm dita e dytë kur ka nisur punën ky shërbim, masat e sigurisë nuk respektohen plotësisht nga të gjithë qytetarët. Më kryesorja maska nuk mbahen nga të gjithë, nuk ruhet distanca në sedilje dhe nuk ka dezinfektant brenda autobusëve.

"Por edhe aty ku e gjejmë dezinfektantin, asnjë nga pasagjerët sapo hipin në autobus".

Mbajtja e maskës në autobus është përgjegjësi e vetë qytetarëve, jo e faturinos apo shoferit. E njëjta gjë vlen edhe nëse autobusi do të jetë i tejmbushur me qytetarë. Policia bashkiake ka nisur të ushtrojë kontrolle për respektimin e masave, por në ditët e para do të ketë vetëm këshillim, më pas do të aplikohet edhe gjoba, por ende nuk është bërë publike vlera se sa do të jetë kjo gjobë që do të marrin qytetarët për mos mbajtjen e maskës në autobusë.

Në 12 mars u pezullua transporti publik në të gjithë vendin pasi u shfaqën rastet e para me covid-19 në Shqipëri. Për qytetarët që kishin blerë abonenë e muajit mars ajo tashmë nuk ka asnjë lloj vlere. Gjatë muajit korrik nuk do të përdoret aboneja nga qytetarët që përdorin transportin publik. Aboneja do të përdoret vetëm gjatë muajit gusht. Në këtë mënyrë qytetarët në muajin korrik do të kenë kosto ekstra, duke përdorur linja të ndryshme të autobusëve për të kryer punët e tyre por shtojmë këtu edhe koston e blerjes së maskës që është e detyrueshme.

"Edhe pse më në fund u rihap edhe transporti publik brenda qytetit, jo të gjithë urbanët kanë dalë në punë. Report Tv mëson se në shumë linja të kryeqytetit është reduktuar numri i autobusëve, kur në situatën aktuale, nevoja për ruajtjen e distancimit social 1 m midis udhëtarëve.  (Përjashto kur janë familjarë), duhet të kishte shtuar flotën e autobusëve, apo në të kundërt, kontrollet duhet të forcohen".

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalo: 08/07/2020 06:59

    Kafshe shqiptaret nuk kuptojn, Jane te trash dhe te pa shkolluar, cfar po pret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin