'Dua ta shoh me sytë e mi situatën', Rama viziton zonën e prekur nga konflikti Ukrainë-Rusi (VIDEO)

Në ditën e dytë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së ka vizituar një nga zonat në lindje të prekura nga konflikti me Rusinë.

Mëngjesin e sotëm, Edi Rama ka postuar një video nga aeroporti  ushtarak Chuguev në Kharkiv, i shoqëruar nga delegacioni. Dje gjatë takimeve me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Rama u shpreh se dëshiron që ta shikojë vetë personalisht gjendjen në lindje.

"Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren" tha ai dje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Rama në zonën e 'nxehtë' të konfliktit Ukrainë-Rusi, Endri Fuga vishet me jelek anti-plumb (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zonën e nxehtë e konfliktit mes Ukrahinës dhe Rusisë, ku po zhvillon një vizitë në cilësinë e kreut të OSBE-së. “Kharkivit, Ukrainë - Mbërritja në bazën “Shiroky”, shkruan Rama krah videos ku duken edhe përfaqësues të tjerë të misionit ë OSBE dhe shoqëruesit e tij të pajisur me jelek antiplumb, mes tyre edhe këshilltari i tij për mediat Endri Fuga.

1579634515_fuga.jpg

Pamje nga vizita e delegacionit
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geron: 21/01/2020 20:55

    ishala nuk kthehesh me se na je bere me keq se maloku.

    Përgjigju
  • Eralld: 21/01/2020 20:53

    Ishalla e kap ndonje plumb te shpetojme !

    Përgjigju
  • Populli: 21/01/2020 11:51

    Hajde mor K** kthehu ne shtepi

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/01/2020 09:40

    ...dhe nuk munde ta shofës me syt e tu Reqakun në 21 vjetorin e masakrës fashiste...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor