Dita e fundit e turistëve hapësinorë me Space X, gati për tu kthyer në tokë

Dita e fundit e turistëve hapësinorë me Space X, gati për tu kthyer në tokë

Turistët hapësinor të SPACE X përfundojnë mbrëmjen e sotme udhëtimin e tyre tre ditor në hapësirë. Të katër turistët hapësinorë në një video live kanë treguar se deri tani çdo gjë po shkon më së miri. Qëllimi i misionit ishte të mbledhë të dhëna që lejojnë një kuptim më të mirë të efektit të mjedisit hapësinor në njerëz jo profesionistë.

 Në bordin e anijes kozmike SpaceX janë Hayley Arceneaux, një grua e re që i mbijetoi kancerit, miliarderi Jared Isaacman, i cili e caktoi misionin, Chris Sembroski, një inxhinier i hapësirës ajrore dhe Sian Proctor, një artist edukativ. Qëllimi është që pastaj të grumbullohen 200 milionë dollarë dhe miliarderi Jared Isaacman ofron gjysmën.

Katër civilët u trajnuan për gjashtë muaj në manovra në gravitet zero, po rrotullohen rreth tokës me shpejtësi prej rreth 28.160 kilometra në orë dhe po sillen rreth planetit çdo 90 minuta.

Inspiration4 është misioni i katërt i drejtuar për SpaceX, por i pari që nuk mban astronautë të trajnuar profesionalisht.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:58
Elon Musk uron misionin hapësinor të 'Space X'

Misioni hapësinor i katër astronautëve amatorë të cilët u larguan nga Florida në misionin e tyre privat në orbitë përfundoi me sukses. Pasi astronautët u kthyen në tokë nga nisma 3 ditore me qëllim mbledhjen e të dhënave që lejojnë një kuptim më të mirë të efektit të mjedisit hapësinor në njerëz jo profesionistë, Elon Musk i uroi përmes një postimi në Twitter. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës