Dita e pestë e punimeve/ Report Tv sjell pamje me dron nga godina që brenda një muaji do shndërrohet spital COVID-19

TIRANË- Punimet po vijojnë me shpejtësi në godinën e ish- universitetit privat që do të funksionojë si spital COVID- 19, për të prekuri me koronavirus që janë drejt shërimit.

Në ditën e 5-të, që nga inspektimi i këtyre ambienteve nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, punimet kanë vijuar me intensitet të lartë, për të përfunduar në kohë. Report Tv sjell pamje me dron nga godina e cila brenda 30 ditëve, të paktën ky është afati i përcaktuar nga qeveria, do të shndërrohet në një spital COVID-19.

Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pas spitalit Infektiv, "Shefqet Ndroqit" dhe Urgjencës kirurgjikale në QSUT. Sipas projektit të prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kati i parë i kësaj godine do të jetë një reanimacion për shërbimet bazë, s dhe do të ketë hapësira për organizim të veshjeve të personelit mjekësor që do të punojë në këto ambiente. Në çdo kat tjetër do të ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë, dhe sipas ministres është një godinë lehtësisht e përshtatshme për t'u shndërruar në një spital.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 31/03/2020 15:44

    Bravo edi rama ,,kjo eshte pune me mend,,,por shto punetoret,,duhen 300 punetore per ta kthyer ne kushte optimale....spitalin tek kristali...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri