Dita Kombëtare e Francës, Meta uron Macron: Marrëdhëniet e vendeve tona gjithmonë solide

Dita Kombëtare e Francës, Meta uron Macron: Marrëdhëniet e vendeve tona gjithmonë solide

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar homologun e tij francez Emmanuel Macron si dhe popullin e Francës për Ditën Kombëtare të vendit transalpin. Meta thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë dhe janë solide, ndërsa falenderon Francën për mbëhstetjen që po i jep Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

"I nderuar Zoti President, Emmanuel Macron

Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, më lejoni të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të sinqerta për Ju dhe popullin mik francez.
Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë
kanë krijuar një bazë solide miqësie e partneriteti për të ardhmen.

Jam i bindur se, falë vullnetit dhe përpjekjeve të përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të gjitha fushat.

Përfitoj nga rasti të shpreh gjithashtu mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Ju dhe Franca po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Mbështetja Juaj dhe e një vendi mik si Franca, si dhe metodologjia e re e zgjerimit, janë inkurajim dhe motivimi i duhur për ne për të vijuar me vendosmëri përmbushjen e reformave që do të mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Duke shprehur dhe një herë urimet më të mira për Ju, për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Francës, si dhe dëshirën time për t’Ju mirëpritur në Shqipëri në një kohë të përshtatshme, ju lutem Zoti President, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë,"-shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Ruçi uron Festën Kombëtare të Francës: Jeni vend mik dhe partner i Shqipërisë


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit