Dita Kombëtare e Nënë Terezës 
13 vjet nga Lumturimi i humanistes

Dita Kombëtare e Nënë Terezës <br />13 vjet nga Lumturimi i humanistes
19 shtatori është dita e lumturimit të Nënë Terezës. Nënë Tereza e pagëzuar me emrin Anjeze Gonxhe Bojaxhi, u lind në një familje shqiptare në Shkup në vitin 1910 dhe ndërroi jetë në vitin 1997. 

Pa kaluar as dy vjet nga vdekja e shenjtores, Papa Gjon Pavli II lejoi të fillonte procedura e kanonizimit. Kështu më 20 Dhjetor 2002 u miratua dekreti për mrekullitë e shenjtores.

Data e zhvillimit të ceremonisë së Lumturimit të Nënë Terezës u vendos që të ishte 19 tetori i vitit 2003. Ky vendim i Papës Gjon Pali II erdhi menjëherë pas aprovimit nga Kongregacioni i Selisë së Shenjtë për Çështje të Shenjtërimit. 

Nënë Tereza ka shëruar një grua indiane, e cila quhej Monika Bersa që vuante nga një tumor. 

Për punën bamirëse Nënë Tererzës i janë akorduar shumë çmime, duke filluar që nga Çmimi Indian Padmashri në vitin 1962 dhe deri tek Çmimi Nobel për Paqen në vitin 1979. Nënë Tereza tërë jetën e saj ia kushtoi të varfërve dhe njerëzve në nevojë derisa ndërroi jetë më 5 Shtator 1997.
Më 04 Shtator 2016 u bë edhe shenjtërimi i Nënë Terezës. 

Sot në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës do të ketë aktivite të shumta në Tiranë, ndërkohë që në muzeun historik kombetar do të ekspozohet për herë të parë edhe kostumi kombëtar shqiptar që Nënë Terezqa ka mbajtur në moshën 18-vjeçare. Manifestime do të mbajnë edhe komunitetet shqiptare në amerikë Kanada e më gjerë.


[gallery]19175[/gallery]


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët