Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportiv, Meta: Me zërin, fjalën dhe penën e tyre sjellin një nga kënaqësitë e pakta që kanë shqiptarët

Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportiv, Meta: Me zërin, fjalën dhe penën e tyre sjellin një nga kënaqësitë e pakta që kanë shqiptarët

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një shënimi në faqen zyrtare në 'facebook', ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportiv. Me këtë rast ai ka pritur në presidencë dhe ka vlerësuar disa prej gazetarëve me jetëgjatësinë më të madhe në këtë fushë si Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri dhe Vladimir Grillo. Meta thotë se me zërin, fjalën dhe pnenën e tyre ata sollën një nga kënaqësitë e pakta te shqiptarët.

"Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, pata sot kënaqësinë të vlerësoj kuartetin e nderuar të Profesorëve, Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri dhe Vladimir Grillo, këto personalitete të shquara të radiokronikës dhe gazetarisë sportive shqiptare, që në dekada kanë sjellë gëzim dhe emocione të fuqishme në familjet shqiptare, në një periudhë të vështirë për vendin, kur sporti ishte një nga kënaqësitë e pakta.
Kontributi i tyre dhe gazetarisë sportive ka qenë shumë i rëndësishëm për frymëzimin e gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.
Me zërin, fjalën dhe penën e tyre ata skalitën ngjarje historike për sportin shqiptar, që edhe sot janë burim frymëzimi për të rinjtë dhe fëmijët që ëndërrojnë të prekin suksesin dhe fitoren në sport,"
-shkruan Rama.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sporti: 02/07/2020 15:14

    Po ky ku e fut veten tek ata shqiptare me kenaqesi te shumta e infinit? Ha,ha,ha o i rrjedhur te ka ardhur goja e po rrefen gjynahet qe ke bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Real Madridi, një shembull për atë që duket problemi më i madh i Erling Haaland

Real Madridi, një shembull për atë që duket problemi më i madh i Erling Haaland