Dita Ndërkombëtare e Monumenteve Kulturore, Ambasada e SHBA: Kemi investuar 1.2 mln dollarë për kulturën e pasur shqiptare

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve Kulturore, Ambasada e SHBA: Kemi investuar 1.2 mln dollarë për kulturën e pasur shqiptare

Në Ditën Ndërkombëtare të monumenteve kulturore, Ambasada Amerikane thekson nevojën e ruajtjes së tyre dhe investimeve që SHBA ka bënë në Shqipëri për të mbrojtur kulturën e saj të pasur. Ambasada Amerikane thekson se janë investuar 1.2 milionë dollarë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rindërtimin e disa nga monumentet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit si Sahati i Krujës, kalaja e Durrësit dhe  kulla e orës në Prezë.

"Sot është Ditën ndërkombëtare të monumenteve kulturore, e cila thekson nevojën për të ruajtur vendet kulturore dhe për të festuar larminë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën. Gjatë 20 viteve të fundit, SHBA ka investuar mbi 1.2 milionë dollarë në mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë duke ndihmuar në ruajtjen e vendeve dhe ne jemi duke punuar për stabilizimin dhe konservimin e kullës së Sahatit të Krujës, kalaja në Durrës dhe kullës së orës në Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit", shkruan Ambasada Amerikane në twitter.

Që nga viti 1982, ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve) vendosi datën 18 Prill si Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet, datë e cila u miratua si e tillë në Konferencën e 22-të të Përgjithshme të UNESCO-s të mbajtur në vitin 1983. Që nga kjo periudhë, 18 Prill ka shënuar ditën e kremtimit dhe promovimit të trashëgiminë kulturore dhe është vlerësuar si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin, rëndësinë, nevojën dhe përfitimet e konservimit dhe mbrojtjes të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës