Dita e Paqes/ Meta me mesazh të 'koduar': Vigjilent ndaj grykësisë për pushtet, diktatura rrezikon të përsëritet

Dita e Paqes/ Meta me mesazh të 'koduar': Vigjilent ndaj grykësisë për pushtet, diktatura rrezikon të përsëritet

Dita e sotme '21 shtatori' përkon me Ditën Ndërkombëtare Paqe. Pikërisht në këtë ditë Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një reagim ku ka dhënë edhe disa mesazhe te koduara politike.

Presidenti duke folur për Paqen me fjalët e Shenjtores Nënë Tereza, ka thënë ndër të tjera se paqja nuk mund të arrihet nëse grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

"Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës" ka thënë ndër të tjera Meta. Kujtojmë se prej kohësh Presidenti i ka mëshuar idesë së në vend nuk funksionojnë të gjithë institucionet e Drejtësisë sidomos për Reformën në Drejtësi ku e ka cilësuar edhe si 'Ramaforma', pasi sipas tij ndikohet nga kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjera Presidenti Meta shkruan se regjimi diktatorial në vend është ende i freskët dhe kur kjo harrohet rrezikon që ky sistem të përsëritet. Edhe me parë Meta ka përdorur këto sulme politike,  për zgjedhjet e 30 qershorit.

Mesazhi i Metës vijon duke thënë se duhet patur një vigjilencë ndaj çdo tentative që mund të bëhet për autoritarizëm dhe nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit. Në fund mesazhin e tij Meta e mbyll duke thënë se Shqipëria në Rajon si vend i NATO-s duhet të jetë shembull.

Mesazhi i Metës: 

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kujtojmë porosinë e Shenjtores sonë të dashur, Shën Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Këto fjalë kaq të thjeshta por kumbuese, mbartin një mesazh kuptimplotë dhe aktual në çdo kohë, se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, sociale e shpirtërore, pa dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe për njerëzit e afërt që na rrethojnë.

Paqja nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë!

Paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica, deri edhe sublime.

Paqja është po aq e vështirë të ruhet dhe të mbrohet, po aq sa mund të fitohet.

Nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës.

Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta.

E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!

Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

Në zemër të NATO-s, është demokracia. Si anëtare e saj, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin për ruajtjen e paqes, sigurisë e stabilitetit kudo në botë, në radhë të parë duke dhënë shembullin e vet, jo vetëm për ruajten e e vlerave dhe parimeve që përfaqëson kjo Aleancë, por edhe duke vijuar të jetë shembull për rolin e saj si faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Lajmi në përditësim....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 22/09/2019 00:50

    Diktature L.S.I-ste Komuniste oh shoku kumandar sa shume e permend ate emer ,pa dyshim ke Nostalgji ,por let te shohim ku do ndaloje ajo DIKTATURE

    Përgjigju
  • me Ze & Figur -Ali Baben mos e harroni kurr !: 21/09/2019 13:39

    jam kurjoz cdo Fliste Bin Laden per ket dite sot ? ky Shke***e persident s'gjen konkurenc ne boten arabe si Tinzar arabistai

    Përgjigju
  • ERP: 21/09/2019 12:49

    Ti je grykesi me i madh, por me duket se te ka ngelur ne fyt kesaj rradhe e s’po e kaperdin dot. Plehre

    Përgjigju
  • Alboz: 21/09/2019 12:30

    Më se e vërtet. Sa je ti President e jot shoqe kryetare partie, diktatura rrezikon të përsëritet. Prandaj duhen tja u prejnë kokën politikisht. Të zhdukeni.

    Përgjigju
    • Hinglateri: 21/09/2019 13:50

      Ore duhen rjepur te gjalle thuaj.

  • Loti: 21/09/2019 11:45

    Shum bukur ta kan shkruajtur. Tani ik. Nuk ka asnje vlere morale qe shteti shqiptar e pret nga ti. Nuk njoh asnje shqiptar që kur mendon moralitet te lart i shkon mendja tek ti. Lere nen Terezen te qete atje ku eshte se dora jote(monika, lulja, saliu) s jeni te denje te permendni emrin dhe veprat e njeriut qe i kushtoj jeten fukarait. Ju ja kushtuat jeten pares. Keni me thes, u lumte. Keni 30vjet qe e vidhni kte popull nga aspiratat, endrrat. 30 vjet qe prindrit percjellin jasht shtetit femijet me lot ne sy se vendin e keni uzurpuar ju. Qerrohu.

    Përgjigju
  • zzz: 21/09/2019 10:11

    Vetem titullin lexova se eshte demagogji kjo thenie e metajt, mbase duhet ta kete mesazh te koduar per gruan e tij, qe ka nje grykesi dhe babezi te madhe per pushtet, euro dhe dollar, kjo eshte fare e lehte le tja thote ne krevat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale