Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, mbillen 40 mijë fidanë të rinj në Voskopojë! Rama: Rehabilitojmë zonën e dëmtuar nga zjarret

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, 40 mijë fidanë të rinj do të mbillen në Voskopojë. Këta fidanë të rinj do të mbillen në një sipërfaqe prej 21 hektarëve në zonën e Krushovës në bashkinë Korçë. Qëllimi i kësaj nisme është pyllëzimi dhe rigjenerimi i vegjetacionit të dëmtuar nga zjarret e shkaktuara vite më parë.

Pamjet nga mbljellja e fidanëve i ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se po rehabilitohet një zonë e dëmtuar nga zjarret më parë.

"MIRËMËNGJES dhe në ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, me momente të mbjelljeve të mbi 40 mijë fidanëve të rinj në Voskopojë për të rehabilituar një zonë të dëmtuar nga zjarret vite më parë, në ndër shumë aksionet e planifikuara për vitin 2024 që e kemi pagëzuar si Vitin e Pyjeve, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama. 

E pranishme në Voskopjë, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro vuri theksin edhe tek bashkia Korça si një ndër bashkitë me performancën më të mirë bazuar në analizën e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, por ka ende për të bërë për sa i përket planit të menaxhimit, si një prej bashkive me sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve.

“Më vjen shumë mirë që ndërhyjmë te kjo pjesë. Bëhet fjalë për një territor i cili është djegur masivisht në 2008-ën. Kështu që kemi ardhur t’i kërkojmë ndjesë natyrës për fatkeqësinë, por nga ana tjetër edhe për t’i dhënë një dorë rigjenerimit natyror”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kumbaro tha se nismave të Vitit të Pyjeve tashmë u janë bashkuar rreth 50 bashki, me një mobilizim në të gjithë vendin për rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe mirëadministrimin e tyre. Gjatë aktivitetit në zonën e Voskopojës, ku po mbillen mbi 40 mijë fidanë,

“Korça ka 14 ekonomi pyjore. Potenciali është i madh. Korça është një bashki që ndër prioritetet e saj ka dhe turizmin. Një komponent shumë i rëndësishëm i tij, është turizmi i natyrës me të gjithë elementet e tij dhe pyjet e kullotat janë një element shumë i rëndësishëm që duhet të vihen në shfrytëzim”, u shpreh kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo.

Kumbaro e vlerësoi shumë të rëndësishëm në Vitin e Pyjeve, partneritetin me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Kur flasim për planet e mbarështimit, na duhet të rishikojmë bashkë edhe metodologjinë, edhe pse me ministrin e Pushtetit Vendor po mendojmë që të ndërhyjmë me një plan kombëtar për t’i ndihmuar bashkitë në përgatitjen e planeve të mbarështimit. Me një plan mbarështimi më të mirë, bëhet edhe gjithë menaxhimi”, përfundoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe një marrëveshje mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Fakultetit të Shkencave të Pyjeve të Universitetit Bujqësor të Tiranës me fokus restaurimin e zonave të mbrojtura dhe monitorimin e faunës së egër.

 

SI.E./A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 04/04/2024 14:08

    ne te gjithe shqipwrine duhen mbjellur 100.milion fidane..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat