“Ditari i Balonave”, moderatorja Katerina Trungu flet për botimin e saj: Gjithçka që japim për fëmijët është një mësim… (VIDEO)

Krahas suksesit në moderimin e një emisioni prej gati tre vitesh, moderatorja Katerina Trungu ka sjellë edhe një botim shumë interesant që i dedikohet fëmijëve.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Katerina ka treguar se ky botim është një ditar i veçantë, në të cilin fëmijët jo vetëm lënë shënimet e tyre, por edhe mësojnë.

Ky është një ditar që ka shprehje motivuese çdo ditë, pasi shprehjet motivuese na frymëzojnë edhe ne të rriturit, jo vetëm fëmijët, të mëson të ndjekim ëndrrat tona, t’i realizojmë dëshirat tona me punë, t’i duam miqtë tanë, të jemi të suksesshëm, këta janë fjalët kyçe të shprehjeve motivuese. Ditari është për fëmijët 6-12 vjeç, vajza dhe djem. Emri ‘balonat’ erdhi për shkak të website- që kam hapur në qershor të vitit të kaluar dhe për shkak të një shprehje të Nënë Terezës, doja një fjalë shqiptare, diçka me kuptim, e bukur, e shkurtër. Shprehja është: Fëmijët janë si balonat, ne u mësojmë të ëndërrojnë, por ata bëjnë ëndrrën e tyre, ne u mësojmë të jetojnë, por ata bëjnë jetën e tyre, por në fund gjithçka që ne dhamë për ta është një mësim i përftuar që u bën shumë punë.” shprehet moderatorja në “Rreze Dielli”.

Katerina thotë se për librin është bërë një punë e mirëmenduar dhe se është përpjekur që brenda tij të përfshijë elemente që fëmijën do ta mësojë për disa gjëra, t’i argëtojë ato.

Ajo ka treguar edhe strukturën e librit, i cili mbyllet me një eksperiencë 30 ditore shumë të vlefshme për fëmijët.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'