'Ditari i çrregullt i një karantine', nota dhe muzikë shprese vijnë nga arbëreshi në Itali

Nota shprese, vlerësimi dhe mirënjohje të ardhura përmes interpretimit të ndjerë dhe plot emocion nga një i ri shqiptar, pjesë e diasporës në Itali.

Ruben Xhaferi, përmes interpretimit të Preludes op 28 no 4 nga Frédéric Chopin, ka shprehur mirënjohjen ndaj mjekëve që po përballen si heronj të heshtur dhe nën anonimat të plotë me armikun që nuk po kursen askënd në të gjithë botën.

"Forca juaj, shpirti juaj, përkushtimi juaj deri në maksimum, anonimati juaj dhe heshtja  juaj heroike, është motivi më i fort për të qenë krenarë për të gjithë ju, faleminderit", shkruhet mes rreshtave gjatë interpretimit të riut shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë