Ditë e begatë për të dashuruarit, beqarët do takojnë shpirtin binjak...horoskopi për ditën e sotme

Ditë e begatë për të dashuruarit, beqarët do takojnë shpirtin binjak...horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Ndikimi i Marsit ne jetën tuaj ne çift do jete i keq sot dhe mosmarrëveshjet ne çift kane për te qene te vazhdueshme. Për asnjë çast nuk do qëndroni te qete. Beqaret do jene me te lire t'i shprehin pëlqimet e tyre dhe pse jo te hedhin edhe ndonjë hap me tepër. Financat do arrini t'i stabilizoni ne mënyrë te habitshme dhe do merrni fryme me lirshëm me pas.

DEMI 21. prill - 21. maj

Dite shume e begate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do filloni projekte te përbashkëta me atë qe keni ne krah dhe do njihni një tjetër ane te karakterit te tij. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi dhe emocione te mëdha. Financat nuk do kenë ne gjendjen me te mire te mundshme, por nuk duhet kurrsesi te fiksoheni pas lojërave te fatit për ta ndryshuar situatën.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Çiftet do kalojnë një dite shume te vështirë gjate kësaj dite. Konfliktet me partnerin do jene te vazhdueshme madje dhe për gjerat me elementare. Beqaret do kenë dëshira te çmendura, por qe jo te gjitha do ju plotësohen. Gjithsesi e sotmja do jete dite me pozitive se e djeshmja. Planetët do ua mbrojnë sektorin e financave dhe nuk keni për te pasur asnjë tronditje.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Sot do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift dhe do keni një marrëdhënie akoma me te mire me partnerin. Nuk do mungojnë here pas here as disa surpriza. Beqaret duhet te tregohen me te kujdesshëm dhe me mire te mos pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Për financat ka për te qene një dite shume e vështirë. Nëse nuk doni te rrezoheni pranojeni ndihmën e te afërmve.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dite e mbushur me çaste te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët e madje mund te merret edhe lajmi i ardhjes ne jete te një fëmijë. Beqaret do kenë një dite euforike dhe do mund te ndryshojnë status. Financat do mbrohen mjaft nga Urani. Ai do ju beje edhe me te logjikshëm me te gjitha shpenzimet qe do kryeni.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Jeta juaj ne çift sot do jete e mrekullueshme dhe pasionante. Shpesh do ju duket se jeni ne një ëndërr e bukur nga e cila nuk do doni kurrsesi te zgjoheni. Për beqaret pritet një histori dashurie shume e rëndësishme, e cila do ua ndryshoje edhe pikëpamjet mbi jetën. Buxheti me pak përkujdes mund te mbahet me se miri nen kontroll. Do ndiheni me te qete sot.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Debatet dhe mosmarrëveshjet ne çift kane për te qene te vazhdueshme sot. Nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë dhe ne disa momente do e ngrini zërin te stratosfere. Beqaret do futen ne një etape faze shume te ndërlikuar. Ata do bëjnë gabime me pasoja te renda për te ardhmen. Me shpenzimet do jeni te pakujdesshëm dhe ka rrezik qe ekuilibri te pësojë tronditje.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Debatet do i lini pas krahëve përgjithmonë dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret do mbështeten mjaft nga Marsi do hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te jeni shume here me te matur. Për çdo shpenzim bëni llogari ne mënyrë qe te mos keni surpriza te këqija.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dite shume pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Si ju ashtu edhe partneri do i përkushtoheni me shume njeri-tjetrit dhe do e çoni lidhjen me tej. Beqaret duhet te binden plotësisht para se te pranojnë te dalin me dike. Nëse nxitohen sot do kenë pasoja nesër. Financat nuk do arrini dot t'i mbani nen kontroll dhe tronditjet do jene te vazhdueshme.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite shume intensive dhe e mbushur me momente interesante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bëni dhe do merrni propozime qe do ua mbushin zemrën me gëzim. Beqaret do e takojnë shpirtin binjak nëse e lënë veten te lire dhe heqin turpin. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë e mira është qe ne vend qe te shpenzoni kuturu, te hiqni disa para mënjanë.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Ju te dashuruarit do jeni te paduruar gjate kësaj dite dhe do i thoni partnerit gjera te pamenduara mire. Ka mundësi qe një pjese te mërziten dhe te preferojnë te qëndrojnë larg. Beqareve do iu jepen mundësi për romanca te veçanta nga te cilat duhet te përfitojnë sa me tepër. Buxheti nuk do mbrohet aspak nga yjet kështu qe për te mos pasur probleme me mire merrni masa.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Priten ndryshime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Buzëqeshja do ju rikthehet si me pare dhe zemra do ju rrahe akoma me fort. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar statusin e tyre edhe pse ne fakt propozimet qe do ju bëhen do jene me te vërtetë joshëse. Financat nuk do kenë aspak probleme. Do jeni te ndërgjegjshëm për çdo hap qe do hidhni dhe nuk do bëni gabime.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot