'Ditë e bekuar nga shiu i perëndisë që paralajmëron bereqet' Basha takim në Shkodër: Nga këtu do të nisë fitorja e ditës së dielë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Shkodrës. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit më 25 prill, Basha tha se ditën e diel do të sjellim fitoren më të madhe dhe më të bukur, sepse do jetë fitorja e të gjithë shqiptarëve.

'Mirë se ju gjej në këtë ditë të bekuar nga shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores, fitores më të thellë që e pret Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë. Fitorja e ditës së diel do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit e do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit. Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’i takojë çdo shkodraneje dhe çdo shkodrani. Do ti takoj të gjithë shqiptarëve pa përjashtim. 8 vite makth, 8 vite premtime të pa mbajtura, 8 vite nëpërkëmbje, varfëri, shtypje, korrupsion, banda, do të marrin fund sepse në 25 prill energjia që kam prekur dhe kam ndier sa herë kam qenë në qytetin tuaj të mrekullueshme anë e mban Shkodrës dhe Shqipërisë. Kjo energji do të derdhet masivisht në kutitë e votimit. Vëllezër e motra shkodranë ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do t’iu prini fitores.   Ju e dini, nuk ka forcë ta ndalë vullnetin e Shqiptarëve për ndryshim, kurrë më parë nuk kemi qenë kaq shumë, kaq plot me besim, kaq të vendosur, kaq të bashkuar për ndryshimin që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë dhe të dielën masivisht në kutitë e votimit duke votuar numrin 9. Bashkë për Shqipërinë! Shkodra fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Shkodrën! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!'- tha Basha.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
Basha në Lezhë: Gjithë punonjësit e administratës mos kini frikë! Dilni masivisht të votoni për ndryshimin (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Lezhës. Në fjalën e tij para lezhjanëve, Basha bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të dalin të votojnë ditën e diel që të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

Kreu i opozitës gjithashtu ju drejtua dhe punonjësve të administratës i cili u kërkoi të mos kenë frikë dhe të dalin të votojnë për ndryshimin, pasi ka ardhur ora që t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

'Sot, kam një thirrje për çdo punonjës të administratës që paguhet me taksat tona dhe që kërkon t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve por është skllavëruar nga padronët e tyre që pasurohen çmendurisht duke vjedhur taksat e shqiptarëve. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj të administratës publike. Harrojini tamtamet e atij që e di që me 25 prill ditën e diel e pret humbja më e thellë dhe Shqipërinë fitorja më e madhe. Asnjë frikë për ju. Me 25 prill ne do të largojmë vargonjtë që ju kanë skllavëruar, padronët që ju shfrytëzojnë deri në palcë për bukën e gojës së fëmijëve tuaj. Ata që mbahen me taksat e shqiptarëve dhe ju që do të keni mundësinë të shërbeni me nder, ligjit dhe qytetarëve. Policia e shtetit, forcat e armatosura, mësuesit, mjekët, infermierët, të gjithë ata që duan të shërbejnë dhe të gjithë ata që do të shërbejnë qytetarëve dhe ligjit, masivisht drejtë kutive të votimit, krah për krah. Marshojmë krah për krah për fitoren më të thellë, për fitoren më të thellë, për fitoren më të bukur, fitoren e çdo shqiptari.'- tha Basha.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sala: 23/04/2021 22:34

    ky fiks me kujton Saliun qe u theshte hajvaneve qe e degjonin ne shi : se shiu qe thoni ju... eshte bereqet!

    Përgjigju
  • Kirasi: 23/04/2021 18:59

    Jepini nje cader atij ish komandantit te FNSH Shkoder se po i lagen floket dhe i del boja!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit