Ditë e komplikuar për të dashuruarit, lidhje të reja për beqarët! Lexoni çfarë thotë horoskopi sot për ju

Ditë e komplikuar për të dashuruarit, lidhje të reja për beqarët! Lexoni çfarë thotë horoskopi sot për ju

Dashi
Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet. Ndikimi i kundërt i Mërkurit, mund t’iu shkaktojë probleme ekonomike. Në punë, do të keni mundësi të mira për të rinisur.

Demi
Në sajë të ndikimit të Hënës, do të kaloni një ditë mjaft të favorshme. Kontaktet miqësore do të ecin mjaft mirë. Çiftet do të kenë mundësi që t’iu rikthehen projekteve të tyre. Në punë, do të ketë të reja premtuese.

Binjakët
Lodhja dhe nervozizmi do të ndihen gjatë kësaj fundjave. Dashuria do të jetë disi e komplikuar. Puna do të ecë mjaft mirë, ku pas një periudhe bllokimi do të ketë diçka të re.

Gaforrja
Ndikimi i favorshëm i Hënës, do e bëjë ditën më pozitive. Raportet do të jenë mjaft të mira, me të lindurit e shenjës së virgjëreshës. Historitë e komplikuara, do të vijojnë të jenë disi problematike. Nuk do të jeni shumë të sigurtë, lidhur me vendimet që do të merrni në punë.

Luani
Takimet gjatë kësaj dite mund të jenë shumë interesante. Në dashuri lëreni veten të lirë, pasi nuk mund të mbani çdo gjë nën kontroll. Yjet mund t’iu vendosin përballë situatave të komplikuara. Në punë, do të përballeni me zhvillime të reja.

Virgjëresha
Ju pret një ditë pozitive në dashuri, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Bëni mirë që gjatë kësaj dite, të veproni me qetësi. Nëse jeni vetëm, ndoshta mund t’iu duhet të shihni përreth për të gjetur dashurinë. Ky nuk është moment aspak i favorshëm për punën, pasi gjërat nuk do të ecin siç ju dëshironi.

Peshorja
Keni dëshirë për raporte më të mira, sidomos me familjen. Mos thoni ‘po’, vetëm për të mos ofenduar të tjerët. Ndikimi i kundërt i yjeve, do ju krijojë probleme në sferën financiare. Projektet që keni në mendje, rrezikojnë që të mos realizohen.

Akrepi
Gjatë kësaj dite do të jeni shumë pozitiv dhe kjo gjë do të reflektohet tek njerëzit që keni pranë. Në këtë periudhë ama, mund të nervozoheni edhe lehtësisht, qoftë edhe për gjërat më të vogla. Ky është momenti ideal, për të menduar për projektet e së ardhmes.

Shigjetari
Në dashuri duhet kujdes, ndaj bëni mirë që të mos e teproni. Takimet do ju stresojnë dhe nervozojnë. Puna gjatë kësaj periudhe, nuk ka qenë shumë e favorshme, por situata do të përmirësohet, duke nisur nga muaji qershor.

Bricjapi
Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por nëse një lidhje nuk funksionon, mund t’iu duhet që të merrni vendim për ta mbyllur. Nga ana tjetër nëse jeni të dyjëzuar mes dy personave, ka ardhur momenti për të marrë vendim. Në punë, do të ketë përmirësime.

Ujori
Venusi dhe Dielli do të kenë ndikim mjaft të favorshëm, ndërsa Saturni do ju japë dëshirë për të vepruar. Në punë, mund të vijnë propozime. Në këtë moment, bëni mirë që të përqendroheni në anën ekonomike dhe në fitime.

Peshqit     
Në dashuri do të keni dyshime, sidomos nëse në këtë moment, doni të jeni diku tjetër. Keni nevojë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod