'Ditë euforike për beqarët, por mbani buxhetin nën kontroll'/ Zbuloni shenjat me fat

'Ditë euforike për beqarët, por mbani buxhetin nën kontroll'/ Zbuloni shenjat me fat

DASHI
Edhe pse mund te ndodhe ndonjë debat i vogël ne mëngjes, ne përgjithësi gjerat do ecin mire gjate kësaj dite. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse partneri do ua shprehe pafund ndjenjat. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë çdo gjë vetëm për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar priten disa vështirësi te vogla. Kujdes me çdo hap qe do hidhni.

DEMI
Dite euforike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire gjate gjithë kohës dhe gati te merrni vendime te rëndësishme. Beqaret do ndihmohen nga Venusi dhe ka mundësi ta gjejnë sot një person interesant. Buxheti do vazhdoje te mbetet i qëndrueshëm sepse kohet e fundit keni ditur t'i kryeni me shume kujdes te gjitha shpenzimet.

BINJAKET
Tregohuni te arsyeshëm sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni nga partneri gjera qe ai nuk do mund t'ua plotësojë dot. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe ka mundësi te humbasin disa mundësi qe vetëm njëherë vijnë ne jete. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe si ta mbani gjithë kohës nen kontroll. Ne këtë sektor nuk do ju dale asnjë lloj problemi.

GAFORRJA
Juve qe jeni ne një lidhje ka rrezik te josheni tej mase nga një person tjetër dhe mund ta tradhtoni atë qe keni ne krah. Ky do jete një gabim i pafalshëm dhe me pasoja te renda për te ardhmen. Beqaret do gjenden përpara një dileme shume te vështirë dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Financat po dite si t'i menaxhoni do i kenë te mira. Mendoni pak edhe për te ardhmen.

LUANI
Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni mire gjithë kohës dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me nga partneri. Beqaret do bëjnë dhe do marrin deklarata te forta. Shume shpejt jeta e tyre ka për te ndryshuar përgjithmonë. Financat do jene me te mira, por kjo nuk do te thotë qe ju te rrisni menjëherë te ardhurat.

VIRGJERESHA
Do jeni me te kujdesshëm sot ju te dashuruarit dhe nuk do bëni asgjë qe ta mërzitni atë qe keni ne krah. Ne mbrëmje madje mund te kaloni edhe disa çaste fantastike dhe te papërshkrueshme me fjale. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort pas një takimi qe do realizojnë ne mesdite. Për financat do jete një dite pa asnjë lloj vështirësie. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni.

PESHORJA
Planeti i dashurisë do e rrethoje gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do kaloni plot momente te këndshme me partnerin do ndiheni me fat qe e keni ne krah. Beqare nuk do jene ende gati për te joshur dhe për te bere ndryshime ne status. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Kjo do ju beje te ndiheni gjithë kohës te qete.

AKREPI
Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, megjithatë nuk duhet te ëndërrojnë me shume nga sa duhet. Për te mos pasur asnjë lloj zhgënjimi, me mire te qëndrojnë me këmbë ne toke. Beqaret me ne fund do fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi. Tregohuni sa me te matur.

SHIGJETARI
Dite e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire gjithë kohës dhe nuk do keni për çfarë te qaheni për asgjë. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te hedhin hapa sepse behet fjale për jetën e tyre. Gjendja e financave nuk do jete aspak e mire. Kërkoni ndihme nga familjaret sepse përndryshe nuk do mund t'ia dilni dot mbanë.

BRICJAPI
Pritet qe kjo e sotmja te jete një dite e kënaqshme për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire gjate gjithë kohës dhe mund te mendojnë edhe te hedhin hapa me tej. Beqaret gjithashtu do kenë një dite plot ngjyra. Për ta kane për te ndryshuar shume gjera. Buxheti do vazhdoje te jete delikat, kështu qe sa te mundeni kufizojeni vetëm për te bere shpenzime.

UJORI
Duhet te bëni akoma me shume për partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do ua marre nga duart. Beqaret do jene me te disponueshem për te dale neper takime dhe ka gjase te gjejnë personi qe do ju përshtatet ne çdo pike. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës nen kontroll sepse po filluan problemet nuk do ja dilni dot shume kollaj.

PESHQIT
Do jeni mjaft sensuale sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift ka për te ndryshuar rrënjësisht. Momentet intime dhe pasionante do jete ne jashtëzakonshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa sepse jo te gjithë janë ashtu si duken. Buxheti do filloje te ekuilibrohet ndjeshëm pas masave qe do merrni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €