Ditë me fat për beqarët, harmoni në çift dhe lekë/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Ditë me fat për beqarët, harmoni në çift dhe lekë/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

DASHI
Ju te dashuruarit do keni disa pengje gjate kësaj dite dhe ato nuk do ju lënë te ndiheni te qete. Here pas here mundet edhe te qani e te mbylleni ne vetvete. Beqaret do ndihmohen nga yjet dhe ata mund t’iu sjellin disa mundësi te mira për takime. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do jeni shume te kujdesshëm dhe do dini si ta menaxhoni buxhetin.

DEMI
Merkuri do e beje jetën tuaj ne çift mjaft te animuar gjate kësaj dite. Do arrini te mirëkuptoheni me partnerin dhe ne shume momente do ju duket vetja si mbi re. Beqaret do jene te vendosur deri ne fund për te arritur qëllimin e tyre. Sot nuk do ndalen se beri deklarata. Sektori i financave nuk do jete shume i kënaqshëm megjithatë po bëtë një menaxhim me te mire situata edhe mund te normalizohet.

BINJAKET
Klima yjore do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite dhe ju do jeni me ëndërrimtarë. Marrëdhënia me partnerin do behet me e bukur dhe me emocionuese. Beqaret do jene paksa te shpërqendruar dhe nuk do dine nga t’i mbajnë sytë, por disa miq do i këshillojnë si duhet. Nëse doni qe edhe buxheti te jete i mire duhet t’iu vini fre shpenzimet te ekzagjeruara.

GAFORRJA
Marrëdhënia juaj me partnerin do forcohet edhe me shume gjate kësaj dite. Një çështje e rëndësishme do ju bashkoje edhe me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do jene paksa te rezervuar, por një ftese ne momentin e papritur do ua turbulloje mendimet. Me financat tregohuni sa me te matur dhe mos kryeni shpenzime te konsiderueshme. Dijeni se me pas pasojat do bien te gjitha tek ju.

LUANI
Gjate kësaj dite duhet te jeni shume te kujdesshëm me çdo gjë sepse përndryshe mund te futeni ne probleme serioze. Bëni edhe pak me shume lëshime. Beqaret do kalojnë një krize sot dhe nuk do jene aspak ne qejf për te kërkuar dashurinë apo për te pranuar ftesa. Sektori i financave do jete delikat. Sado qe te mundoheni ta mbani situatën nen kontroll nuk do ja dilni mbanë.

VIRGJERESHA
Për fatin tuaj te mire asnjë planet nuk do e prishe harmoninë qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te qeshur dhe me dëshirë për te hedhur edhe hapa para. Beqaret nga ana tjetër do jene te hapur dhe te gatshëm për njohje te reja. Ata nuk do e kenë problem ta humbasin pavarësinë absolute. Ne planin financiar do keni vështirësi te njëpasnjëshme dhe situata mund t’iu ndërlikohet.

PESHORJA
Nëse jeni ne një lidhje mos prisni ndryshime te mëdha sot sepse ato nuk do vijnë, Merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni dhe mos ëndërroni shume. Beqaret do dine si te sillen me ata qe do takojnë dhe do lënë përshtypje te mira. Me vone mund te ndodhin edhe gjera te bukura mes tyre. Ne planin financiar, sido qe te jete gjendja, mire është te mos shpenzoni shume.

AKREPI
Dite e turbullt do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin nuk ka për te qene aq e ngrohte sa ju do dëshironit. Beqaret duhet te kërkojnë persona te qete dhe te qeshur. Nëse iu afrohen individë serioze dhe pa humor, me mire t'i shmangin. Me financat tregoheni te matur, asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur.

SHIGJETARI
Ka rrezik te jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj sot dhe here pas here mundte keni edhe debate me te. Mundohuni te mos e teproni sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Mos e shkatërroni me dorën tuaj diçka te bukur qe e keni krijuar me mund. Beqaret duhet te jene me realiste dhe shume shpejt do e gjejnë personin ideal. Financat kane për te qene goxha te qëndrueshme.

BRICJAPI
Ju te dashuruarit nuk do jeni shume diplomate me partnerin dhe ka rrezik qe ne disa momente te keni edhe mosmarrëveshje te vogla. Beqaret duhet t'i shprehin sa te mundin ndjenjat e tyre pasi ne te kundërt nuk do mund ta tërheqin pas vetes dike qe pëlqejnë. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe gjendja ka për te pasur përmirësime te jashtëzakonshme.

UJORI
Ka shume gjasa qe një rival t'iu prishe harmoninë ne çift gjate kësaj dite. Do keni zënka te shumta me partnerin dhe do e ngrini zërin me shume nga sa duhet. Beqaret do gjenden ne ambiente mjaft te ngrohta dhe do realizojnë takimet e ëndërruara. Ndikimi i yjeve nuk do jete shume pozitiv për financat megjithatë me pak kujdes edhe mund t'ia dilni.

PESHQIT
Mos lejoni askënd te ketë ndikim tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse vetëm sa do ju prishin pune. Nga ana tjetër mundohuni t'i shprehni sa me tepër ndjenjat dhe te përgatisni edhe surpriza. Beqaret do takojnë papritur dike për te cilin do filloje t'iu rrahe zemra shume fort. Ne planin financiar do jete Urani ai qe do ua ndriçoje mendimet dhe nuk do ju lere te gaboni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani