Ditë me ngjyra dhe fat për beqarët, përfitoni për të shlyer borxhet/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

Ditë me ngjyra dhe fat për beqarët, përfitoni për të shlyer borxhet/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

DASHI
Dite e mbushur me gëzim te madh do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Jeta ne çift do jete sharmante dhe e mbushur me emocione te forta. Beqaret do realizojnë disa takime interesante, por do preferojnë te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa te rëndësishme. Ne planin financiar mund te ndodhe edhe ndonjë katastrofe nëse nuk merrni masa strikte.

DEMI
Nëse nuk doni qe marrëdhënia juaj ne çift te jete e trazuar sot bëni kujdes me dozat e xhelozisë. Nëse situata ju del jashtë kontrollit e nesërmja do jete e erret. Beqaret nuk do ndihen shume te kënaqur me ftesat qe do marrin, megjithatë do pranojnë t’i vazhdojnë me tej njohjet. Ne planin financiar nuk do keni probleme. Situata do jete goxha e qëndrueshme.

BINJAKET
Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës qetësia. Do merrni vesh me se miri me atë qe keni ne krah dhe nuk do pranoni aspak te shkëputeni prej tij. Beqaret do jene gati për te hedhur hapa me rëndësi dhe nuk do presin gjate për t’u njohur me personat qe do takojnë. Situata financiare do jete goxha e trazuar kështu qe duhet te tregoheni me te kujdesshëm me çdo hap.

GAFORRJA
Gjatë kësaj dite Venusi do ua ndriçojë mendimet dhe do ju bëjë t’i kuptoni më mirë ndjenjat ndaj partnerit. Marrëdhënia mes jush ka për te qene elektrizuese. Beqaret do bëjnë te pamundurën për te bere për vete atë qe pëlqejnë, por nuk do ja dalin dot. Sektori i financave ka për te qene edhe me i mire nga sa ju e mendonit. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe tashme ju mund te shpenzoni pambarimisht.

LUANI
Jeta juaj ne çift do jete shume me ndryshe gjate kësaj dite dhe emocionet do shtohen. Tashme do i kuptoni edhe disa gabime te vogla qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret do kenë një dite me diell dhe plot mundësi për takime. Do e kenë vete ne dore se çfarë do bëjnë. Ne planin financiar Urani mund te sjelle disa turbullira te vogla, kështu qe duhet te bëni kujdes te madh.

VIRGJERESHA
Dite shume harmonike ka për te qene kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Do bëni te gjitha përpjekjet edhe për te qartësuar ndonjë keqkuptim te vogël qe ju ka dale. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin. Gjendja financiare do jete disi delikate, megjithatë me pak maturi dhe këmbëngulje mund t’ia dilni ta stabilizoni situatën.

PESHORJA
Dite shume harmonike ka për te qene kjo e sotmja për juve qe keni ne një lidhje. Do merrni vesh mjaft mire me njeri-tjetrin dhe nuk do debatoni aspak. Beqaret do realizojnë një takim vërtet te veçantë dhe do ju shtohet dëshira për te filluar një lidhje me to. Buxheti do ketë tronditje te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Tregohuni pak me te kujdesshëm.

AKREPI
Sot duhet te kujdeseni me tepër se me pare për jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit sepse ne te kundërt dikush tjetër mund te përfitojnë nga kjo gjë. Beqaret do dine si te joshin dhe do arrijnë te hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse shpenzoni pafund he pa u menduar aspak, situata mund te dale shume shpejt jashtë kontrollit.

SHIGJETARI
Sot do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe mund te merrni edhe vendime te rëndësishme për te ardhmen. Kënaqësitë dhe emocionet nuk do ndalen për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite pozitive dhe plot ngjyra. Mire është ta shfrytëzojnë sa me shume. Ne planin financiar duhet te jeni te arsyeshëm dhe nuk duhet te luani me zjarrin.

BRICJAPI
Dite e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume prej jush do prekin edhe disa tema delikate te cilat mund te sjellin debate te ashpra. Beqaret duhet te tregohen me te duruar ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Buxheti do jete i qëndrueshëm dhe nuk do keni tronditje ne këtë sektor.

UJORI
Priten përmirësime te mëdha ne marrëdhënien tuaj me partnerin gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me njeri-tjetrin dhe do bëni edhe premtime. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe çdo gjë do ndodhe ashtu si e kishin ëndërruar. Buxhetin mbajeni nen kontroll pasi po filluan problemet nuk do dini ku te kërkoni ndihme. Do keni vërtet probleme serioze.

PESHQIT
Dite e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasdite dhe ne mbrëmje do kenë me tepër kohe për njeri-tjetrin dhe do dashurohen me ëmbëlsi. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë personin e tyre ideal. Buxhetin do e keni me tepër ne vëmendje kështu qe gjendja do vije gjithnjë e me shume duke u përmirësuar. Përfitoni për te shlyer disa borxhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0