Ditë pasionante, lidhje të reja, por këto shenja duhet të bëjnë kujdes me lekët! Horoskopi për sot

Ditë pasionante, lidhje të reja, por këto shenja duhet të bëjnë kujdes me lekët! Horoskopi për sot

Dashi
Ditë shumë pasionante do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bashkëpunimi me partnerin ka për të qenë i fortë dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët do kenë njohje të reja, por që nuk mund të shkojnë shumë larg. Më mirë të bëjnë edhe pak durim para se të hedhin hapa. Nëse në planin financiar keni vendime të mëdha për të marre prisni edhe pak kohë.

DEMI
Marrëdhënia në çift ka për të qenë shumë e mirë gjatë kësaj dite vetëm se duhet të gjeni gjithmonë kohë për të kaluar me partnerin dhe jo t'i përkushtoheni punës pa orare. Beqarët do i harrojnë të hanë dhe të flenë aq të lumtur do të ndihen. Me financat duhet të tregoheni sa më të matur sepse në të kundërt keni për të pasur probleme më të mëdha.

BINJAKET
Marsi nuk do ketë ndikimin e dikurshëm në jetën tuaj në çift sot dhe herë pas here mund të jeni me humor të keq. Mosmarrëveshjet ndonjëherë do jenë të vazhdueshme edhe pse të pakuptimta. Beqarët nuk duhet të ndjekin instinktin sot, por duhet të ecin me logjikë. Gjendja e financave nuk ka për të qenë aq e kënaqshme sa do dëshironit, por kjo nuk do të thotë se do keni probleme serioze.

GAFORRJA
Nëse kohët e fundit jeta juaj në çift nuk ka qenë aq e mirë sa ju keni dashur, sot është koha të flisni hapur dhe të sqaroni çdo mosmarrëveshje. Po i latë gjërat pas dorës keni për të pasur probleme më të mëdha. Beqarët më në fund do realizojnë disa takime vendimtare që do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Financat nuk kanë për të qenë aspak të mira kështu që kujdes.

LUANI
Duhet të përqendroheni më shumë tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite sepse po e latë atë pas dore mund të keni probleme të njëpasnjëshme. Nëse jetoni vetë mos bëni asnjë lloj sakrifice për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejë. Sektori i financave do jetët goxha më i mirë se më parë kështu që përfitoni për të kryer disa shpenzime ose për të shlyer borxhet.

VIRGJERESHA
Ditë shumë delikate do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do prekni pa dashje disa tema që nuk i pëlqejnë partnerit dhe kjo do ju turbullojë tej mase. Beqarët do i vrasë pafund vetmia, por nuk do bëjnë asgjë që ta ndryshojnë atë. Sektori i financave ka për të qenë shumë herë më i mirë nga më parë. Do dini si t'i organizoni të ardhurat dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

PESHORJA
Nëse lidhja juaj është tashme e qëndrueshme sot gjërat kanë për t'u përmirësuar edhe më tepër. Do mendoni t'i çoni gjërat edhe më tej dhe pse jo do mendoni edhe për një fëmijë. Beqarët do kenë më tepër besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Jupiteri do ju ndihmojë mjaft për të përmirësuar financat. Nuk do keni aspak probleme.

AKREPI
Qielli i dashurisë do jetë i mbushur me re gjatë kësaj dite. Do keni herë pas here debate të forta me partnerin edhe për gjëra në dukje pa vlerë. Beqarët do tregohen kapricoze dhe nuk do pranojnë të dalin me çdo person që do i ftojë. Buxheti do jetë i trazuar. Edhe pse do shpenzoi më shumë për rehatinë familjarë asgjë nuk do justifikohet. Po nuk e shtrënguat rripin shpejt do keni probleme serioze.

SHIGJETARI
Do jeni shumë agresivë dhe të palogjikshëm sot ju të dashuruarit. Debatet me partnerin do jenë të forta e të palogjikshëm kështu që pasojat do jenë të rënda. As beqarët nuk do jenë të vetëdijshëm për atë që duan të bëjnë dhe do hedhin hapa të gabuara. Financat do dini si t'i menaxhoni gjithë kohën dhe për fat nuk do kenë më tronditje si më parë.

BRICJAPI
Ditë goxha pozitive do jetë kjo e sotmja për ju që jeni në një lidhje. Do jeni me humor të mirë të dyja palët, do bashkëpunoni dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët duhet të jenë më të logjikshëm dhe duhet të sigurohen plotësisht para se të hedhin hapa. Në planin financiar situata nuk di jetë e shkëlqyer, por as shumë problematike.

UJORI
Plutoni do e nxitë partnerin tuaj të mos bëjë lëshime gjatë kësaj dite kështu që ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Po ju filluat problemet vështirë se do ndalen dot lehtësisht. Beqarët do jenë shumë xhelozë për disa miq që e kanë gjetur dashurinë e madhe dha pa u menduar shumë do bëjnë ftesa e propozime. Ky do jetë një gabim shumë i madh.

PESHQIT
Sot është dita e përshtatshme për të hedhur hapa të rëndësishme për ju të dashuruarit. Do ndiheni mirë pranë atij që keni në krah dhe nuk do keni më dyshime se ai është personi me të cilin doni të kaloni jetën. Beqarët do ndihen mirë pranë atyre që do ju thonë fjalë inkurajuese dhe mund të mendojnë të hedhin hapa më tej. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA